Rama i përgjigjet Berishës: Fisnikëria s'është si plehrat
TIRANE –Kryetari i PS-së, Edi Rama reagoi në rrjetin social “Twitter” pas deklaratës së kryeministrit Berisha në Panairin e Librit.
Shefi i opozitës shkruan: “Sali, fisnikëria s'është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s'e ke, as Zoti s'të ndihmon dot në këtë pikë”.
Duke iu referuar librit “Kurban”, kryeministri Berisha ironizoi Ramën, duke deklaruar se ai dështoi në politikë dhe më pas zbriti tek letrat.
“Zoti i mbrojtë letrat tona nga politikanët e dështuar, por Zoti e do politikën dhe po e mbron nga shkrimtarët e dështuar. Nuk meritojnë ndonjë vlerësim të madh ata që dështojnë në politikë dhe zbresin te letrat për të gjetur strehë, por ato nuk janë për strehë. Ndaj u mora me shkrimtarët e vërtete dhe lashë mënjanë dështakët”- tha Berisha.
(er.nu/BalkanWeb)