Kosovë, vijon përçarja e LDK-së

Kryetari i degës së “vjetër” të LDK-së në Gjakovë, Fetah Bakija pozicionohet në mbrojtje të Statutit të LDK-së dhe kthimin mbrapa të vendimit për krijimin e Degës së re të LDK-së në Gjakovë.
“Ne kemi theksuar dhe po theksojmë në vazhdimësi se kjo nuk përkon me statutin dhe rregulloret e LDK-së në fuqi”, ka thënë Bakija.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri thotë se në Gjakovë nuk ka kthim prapa.