Petraeus dorëzoi komandën

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 13:27
Gjenerali David Petraeus ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si komandant i lartë i SHBA-së në Afganistan.
Petraeus, i cili shërbeu si komandant i forcës ndërkombëtare të udhëhequr nga SHBA-ja për një vit, ka lënë Afganistanin për të marrë postin e drejtorit të agjencisë CIA.
Në një ceremoni në Kabul, Petraeus i ka dorëzuar komandën John Alenit.
Dorëzimi i detyrës së tij vjen vetëm disa orë pasi një këshilltar i afërt i presidentin afgan, Hamid Karzai, u qëllua për vdekje gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij.