E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valë arrestimesh në Siri

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 13:12

Në Siri janë ashpërsuar dukshëm përleshjet mes kundërshtarëve të qeverisë dhe ushtrisë.

Në qytetin Homs gjatë protestave të fundjavës thuhet të jenë vrarë të paktën 30 civilë.

Kështu njoftojnë veprimtarët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Nga ana e qeverisë po provohet që të provokohet një luftë qytetare, thuhet më tej.

Në Sabadani, në kufi me Libanin, janë stacionuar rreth 2000 ushtarë dhe forca të tjera të sigurisë me tanke.

Aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut njoftojnë për një valë të re arrestimesh në qytetin Sabadani.

Nga ana tjetër, më shumë se 300 opozitarë sirianë janë konsultuar në një konferencë në Stamboll të Turqisë se si mund të rrëzohet regjimi i presidentit Bashar al Assad.

Pas diskutimeve të ashpra, pjesëmarrësit ranë dakord për një deklaratë përfundimtare, në të cilën theksohet shprehimisht: "Unitet i kombit dhe opozitës".

Opozita premtoi se dallimet ideologjike nuk duhet të luajnë asnjë rol në situatën aktuale.

Qëllimi më i rëndësishëm duhet të jetë rrëzimi i regjimit të presidentit Assad.

Këshilli përbëhet nga 25 anëtarë, kryesisht liberalë dhe islamistë, si dhe disa opozitarë të pavarur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›