E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen 3 makina, plagosen rëndë tre persona

Dy automjete tip benz mercedez që udhëtonin në drejtime të kundërta u përplasën me njëra tjetrën, dhe më pas me një furgon mallrash që udhëtonte ne drejtim të Fushë Krujës. Për pasojë 3 persona janë plagosur rëndë 

TIRANE-Një tjetër aksident ështe shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë - Fushë Krujë.
Dy automjete tip benz mercedez që udhëtonin në drejtime të kundërta u përplasën me njëra tjetrën, dhe më pas me një furgon mallrash që udhëtonte ne drejtim të Fushë Krujës, në afërsi të fshatit Larushk. Për pasojë 3 persona janë plagosur rëndë të cilët më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak të Tiranës. Shkak i aksidentit të rradhës në këtë autostradë ka qenë sërish shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin dy mjetet tip benz.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›