E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikolla Basha po pengon njesite vendore te hartojne listat e zgjedhjeve vendore



Eneida Jacaj
Partia Socialiste vijoi dje akuzat ndaj ministrit te Brendshem Lulzim Basha per vonesat e listave paraprake per zgjedhjet vendore. Kryetarja e Minibashkise Nr. 1 te Tiranes njekohesisht anetare e Kryesise se PS-se Lindita Nikolla deklaroi se pas skadimit te afatit njesite vendore jane te pafuqishme per te publikuar listat paraprake zgjedhore sipas ndarjes se re te qendrave te votimit. Sipas saj Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile organ nen varesine e Ministrise se Brendshme po bllokon publikimin e listave paraprake.
Deklarata
As Sali Berisha nuk mund te fshihet me pas Lulzim Bashes e as Lulzim Basha nuk mund te fshihet me pas Ferdinand Pones. E verteta per listat e votuesve nuk eshte as ajo e zevendesministrit te Brendshem as ajo e ministrit te Brendshem dhe as ajo e kryeministrit te votave te vjedhura. Vete Lulzim Basha ka leshuar nje urdherese te firmosur nga vete ai e cila vendos si limit kohor per shpalljen e listave paraprake zgjedhore daten 26 tetor 2010. Eshte momenti qe te sqarohen perfundimisht genjeshtrat e Lulzim Bashes dhe te Ferdinand Pones te cilet njesoj sic vodhen zgjedhjet e 28 qershorit po perpiqen te vjedhin edhe zgjedhjet e ardhshme - u shpreh Nikolla duke shtuar Ministria e Brendshme pretendon se cdo gje eshte ne rregull por fakti eshte se sot plot 12 dite pas skadimit te afatit njesite vendore jane te pafuqishme per te publikuar listat paraprake zgjedhore sipas ndarjes se re te qendrave te votimit. Nikolla theksoi se serish po shkelet Kodi Zgjedhor i cili u lejon njesive vendore te hartojne listat zgjedhore. Problemi i zgjedhjeve te fundit nuk ishte Kodi elektoral por zbatimi i tij. Serish po ti referohemi Kodit Elektoral problemi i listave paraprake duhet te ishte teorikisht i zgjidhur. Por edhe pse ky kod ngarkon te zgjedhurit vendor me hartimin dhe gjenerimin e listave te votuesve jane po keta te zgjedhur vendore te cilet bllokohen nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile e cila ka ne administrim Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile. Ja pse i vodhi zgjedhjet Sali Berisha. Vodhi zgjedhjet e pergjithshme per te tentuar vjedhjen e zgjedhjeve lokale - u shpreh Nikolla.
Listat
Me listat e zgjedhesve per zgjedhjet vendore problemet mund te jene nga me te shumtat qe mund te ndikojne edhe ne manipulimin e procesit. Opozita do te verifikoje listat e emrave qe kane te bejne me gjithcka me hyrjet daljet dublimet lindjet e vdekjet. Te dhenat e popullates jane te regjistruara ne menyre elektronike ne Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile. Keshtu drejtuesit e njesive vendore duhet ti drejtohen me kerkese drejtorit te Drejtorise se Gjendjes Civile.
Drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile autorizon dhenien e te dhenave te kerkuara prej institucioneve dhe organeve te ndryshme ne perputhje me permbledhesen e miratuar prej tij dhe komisionerit te te dhenave personale - theksohet ne ligjin i cili eshte dekretuar nga Presidenti me 25 maj te vitit te shkuar.

Box
Pone Ministria e Brendshme nuk shpall listat e zgjedhesve

Ministria e Brendshme ka reaguar nepermjet zevendesministrit Ferdinand Pone duke hedhur poshte pretendimin e Partise Socialiste. Sipas tij Ministria e Brendshme nuk shpall listat e zgjedhesve. Pone ka theksuar se listat e zgjedhesve shpallen ne nivel lokal bashkie komune njesie bashkiake dhe se nese do te kishte vonesa ato do te ishin per shkak te punes jo te mire te ndonje kryetari. Sipas tij kryetaret e njesive vendore duhet te firmosin dhe te shpallin listat e zgjedhesve dhe pastaj ti dergojne ne Ministrine e Brendshme. Ndersa Ministria e Brendshme do te publikoje ne eeb-in e saj listen paraprake te zgjedhesve brenda dy diteve pas grumbullimit te listave te ardhura nga te gjitha njesite vendore. Nuk do te doja te vendosja cilesimet e caktuara se per cilen arsye znj. Nikolla e ben kete se Ministria e Brendshme u qendron disa parimeve qe kane te bejne me procesin zgjedhor per te cilat ne jemi jashte mase te dedikuar per zbatimin korrekt te ligjit dhe faktit se listat duhet te pergatiten nga kreret e njesive vendore. Perpiqemi ta bejme kete pune ne te gjithe territorin dhe te mos nxjerrim konkluzione qe nuk i sherbejne punes per te cilen znj. Nikolla ka bere nje deklarate te nxituar. Ajo ka folur qartazi si nje anetare e Kryesise se Partise Socialiste. Do te doja te fliste si kryetare e njesise bashkiake pergjegjese per listat - eshte shprehur Pone.

Godo Per prishjen e Piramides te flasin arkitektet dhe urbanistet

Ceshtja per te ndertuar kompleksin e ri parlamentar ne vend te ish-muzeut te diktatorit Enver Hoxha eshte komentuar nga politikani dhe historiani Sabri Godo. Pertej vendimit te marre nga maxhoranca Godo mendon se ky vendim duhet te ndermerret nga arkitektet dhe urbanistet. Te flasin arkitektet dhe ata qe merren me urbanistiken pastaj politikanet. Duhet pare mundesia nese kjo ndertese mund te adaptohet. Duhet te kete perparesi mendimi i njerezve qe jane te zotet e kesaj pune - u shpreh Godo.
Pak muaj na ndajne nga zgjedhjet vendore ndaj Godo mendon se ne vemendjen e krereve te politikes duhet te jene diskutimet mbi reformen zgjedhore.
Jemi para zgjedhjeve vendore te cilat duhet te behen medoemos sepse eshte nje skadence qe garantohet me Kushtetute. Kjo eshte me imediatja se cdo gje tjeter domethene partite te vendosin nese do te behen ndryshime ne Kodin Zgjedhor dhe se cilat do te jene - tha Godo. Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozites Edi Rama disa dite me pare gjate mbledhjes se Komitetit Shteteror per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar kane gjetur kompromisin e perbashket per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar te qendra nderkombetare e kultures Pjeter Arbnori por jane ndare ne idene e shembjes se Piramides. Kreu i qeverise Sali Berisha deklaroi ne menyre eksplicite e te prere se nuk mund te ruhet monumenti i Piramides sepse eshte i lidhur me Enver Hoxhen ndersa kryesocialisti Rama rezervoi dakordesine e tij ne kembim te tri kushteve. Kushti i pare i kreut te opozites eshte mosshembja e Piramides i dyti eshte ngritja e nje konkursi nderkombetar dhe i treti qe qeveria te zgjidhe paralelisht edhe problemin e nje televizioni kombetar si Top Channel per menyren e sistemimit te tij.

8 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›