E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre skenare rreth opinionit per statusin e kandidatit



EMA
Komisioni Europian pritet te publikoje me 9 nentor 2010 Opinionin mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne BE. Ndaj analizimi i ketij momenti eshte i rendesishem per ardhmerine e procesit te aderimit ne BE te Shqiperise. Ne funksion te kuptimit sa me te mire te ketij procesi ky punim analizon skenaret e mundshem bazuar mbi praktiken e procesit te zgjerimit si dhe shanset e suksesit te Shqiperise ne kete sipermarrje.

1. Gatishmeria e Shqiperise
Gatishmeria e nje vendi vleresohet ne dy plane. Ne planin teknik dhe bashkerendues te procesit sikunder ne planin politik me vokacionin europian qe duhet te deshmoje vendi aplikant. Me marrjen e Pyetesorit qeveria shqiptare filloi punen per tiu pergjigjur sa me shpejt duke ngritur grupe pune dhe struktura te posacme ne perberje. Ndonese disa pergatitje paraprake ishin ndermarre duke organizuar trajnime te ndryshme me eksperte dhe duke perdorur Pyetesorin e pergjigjet e Malit te Zi si test procesi i pergatitjes se pergjigjeve u zhvillua ne nje terren te veshtire per shkak te perqasjes josistematike ndaj procesit te integrimit ne pergjithesi. Megjithate as ky proces nuk i shpetoi dot prirjes se pergjithshme te politikeberjes per te krijuar struktura te reja e te posacme sa here qe detyra te reja dalin gjate procesit te integrimit europian. Strukturat e para te integrimit europian u ngriten para hapjes se negociatave te MSA-se. Strukturat kane qene pjese e ristrukturimeve te vazhdueshme te shoqeruara kryesisht me levizje te kapaciteteve njerezore. Nje tjeter element i dallueshem ishte natyra hermetike e zhvillimit te procesit nga qeveria shqiptare. Pyetesori i KE-se u mbajt konfidencial jo vetem per te interesuarit jashte administrates por dhe per vete nepunesit e saj. Cdo institucion kishte akses vetem ne pyetjet e caktuara per institucionin e tyre dhe jo ne te gjithe dokumentin.

Pergatitja e Opinionit dhe vendimi i Keshillit
Pas dergimit te pergjigjeve nga qeveria shqiptare Komisioni pergatit Opinionin i cili permban vleresimin nese vendi ne fjale eshte i gatshem te filloje procesin e aderimit ne BE. Me pas Opinioni i Komisionit Europian shqyrtohet nga vendet anetare te BE-se te cilat duhet te vendosin ne menyre unanime nese do ti akordojne apo jo vendit aplikant statusin e kandidatit dhe fillimin e negociatave per anetaresim ne BE.

Skenaret e mundshem
Praktika tregon se pergjithesisht ne vendimin e marre Keshilli Europian ka ndjekur rekomandimin e Komisionit por ne ndonje rast te vecante ka rrezuar propozimin e bere si rezultat i situatave specifike gjeopolitike. Duke qene se nga ana ligjore Traktati i BE-se nuk lidh domosdoshmerish hapjen e negociatave per anetaresim me Opinionin pozitiv te Komisionit atehere Keshilli mund te vendose ti hape ato Opinioni negativ. Nga ana tjeter cdo vend anetar mund te bllokoje hapjen e negociatave pavaresisht nje Opinioni pozitiv te Komisionit. Per vendet e Ballkanit Perendimor te perfshire ne Procesin e Stabilizim-Asocimit vihet re aplikimi nga ana e BE-se i nje ndarjeje ndermjet statusit te vendit kandidat dhe hapjes se negociatave per anetaresim. Ky fenomen eshte me pak i dukshem ne rastin e Kroacise ku pati nje ndarje me te vogel kohore 6 muaj nga vendimi i dhenies se statusit kandidat deri ne momentin e fillimit te negociatave per anetaresim. Skenaret e rekomandimit te Komisionit ne Opinion jane si me poshte

1. Vleresimi pozitiv - Komisioni gjykon se vendi i ploteson kriteret e Kopenhages dhe rekomandon hapjen e negociatave per anetaresim shembuj Republika Ceke Sllovenia Polonia Hungaria Estonia Qipro Islanda Kroacia.

2. Vleresimi jo pozitiv - Komisioni gjykon se vendi nuk i permbush plotesisht kriteret e Kopenhages duke propozuar nje periudhe tranzitore dhe nje vleresim te ri ne te ardhmen para se te rekomandohet hapja e negociatave per anetaresim shembuj Greqia Sllovakia Rumania Bullgaria Turqia.

3. Vleresimi status por jo negociata - Komisioni gjykon se vendi nuk i permbush plotesisht kriteret e Kopenhages. Ne Opinion nuk rekomandohet hapja e negociatave per anetaresim por i propozohet Keshillit dhenia e statusit te vendit kandidat. Dhenia e statusit te vendit kandidat arsyetohet me dhenien e nje shansi per vijimin e reformave apo si nje cmim per nje kontribut te caktuar drejt stabilitetit ne vend apo atij rajonal. Ky variant eshte nje gjetje e Komisionit e perdorur deri tani vetem ne rastin e Maqedonise por qe nuk perjashtohet te perdoret serish per shembull per Malin e Zi.

Skenari i mundshem i Shqiperise
Tashme eshte e qarte se skenari i pare ai marrjes se statusit se bashku me hapjen e negociatave eshte shume i veshtire per tu realizuar. Skenari me i mundshem per Shqiperine gjendet midis vleresimit jopozitiv propozim nje periudhe tranzitore dhe nje vleresim te ri ne te ardhmen dhe status por jo negociata nuk rekomandohet hapja e negociatave per anetaresim por i propozohet Keshillit dhenia e statusit te vendit kandidat.
Shqiperia vendosi precedentin e pare negativ ne rajon ne vitin 1999 kur nuk mori nje pergjigje pozitive per te hapur negociatat me BE-ne per nenshkrimin e MSA-se.
Raporti i fizibilitetit per Shqiperine u publikua ne 24 nentor 1999. Megjithese nuk thuhej ne menyre te hapur Komisioni ne kete raport arriti ne perfundimin se Shqiperia nuk ishte ende gati per te filluar negociatat per MSA-ne. Problemet e evidentuara kishin te benin me 1 rendin publik dhe sigurine ne vend 2 qeverisjen dhe zbatimin e ligjit 3 nevojen per vazhdimin e stabilizimit makro-ekonomik dhe kryerjen e reformave strukturore. Si rezultat Shqiperise iu kerkua paraqitja e nje status raporti ne te cilin duhej te paraqiteshin masat e marra dhe ato te parashikuara per te arritur progres ne fushat e identifikuara me afate te percaktuara kohore.

Shkrimi eshte permbledhje e punimit Skenaret e nje aplikimi - Ne pritje te Opinionit te Komisionit Europian per aplikimin e Shqiperise ne BE pergatitur ne nentor 2010.

8 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›