Berisha Opozita mbetet skllave e kultures se bunkerit e te Bllokut
Eljona Ballhysa
Kryeministri i qeverise Sali Berisha ka akuzuar ashper opoziten socialiste gjate nje fjalimi te mbajtur dje perpara banoreve te qytetit te Shkodres ku mori pjese ne perurimin e disa veprave publike. Sipas Berishes opozita vazhdon te mbetet skllave e politikes se vjeter te regjimit diktatorial qe kerkuan izolimin e Shqiperise nga bota. Ai tha se opozita ka nxjerre ne pah kulturen e kutise sikur kjo te ishte fatkeqesia me e madhe per vendin. Keto deklarata kreu i qeverise i beri vetem nje dite pas deshtimit te perpjekjeve te Parlamentit Europian per te nxitur zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi. Pas dy dite mbledhjesh delegacioni i PE-se nuk ia arriti qellimit qe te hartoje nje deklarate te perbashket mes maxhorances dhe opozites shqiptare per te hetuar zgjedhjet e 28 qershorit dhe per ti hapur rrugen zgjidhjes se ngercit politik. Sipas kreut te qeverise pergjegjese mbetet opozita socialiste. Gjate fjales se mbajtur ne Shkoder Berisha e vuri theksin ne reformat e ndermarra nga qeveria qe ai drejton te cilat sipas tij bene te mundur liberalizimin e vizave per shqiptaret vendim ky qe pritet te zyrtarizohet diten e hene.
Akuzat
Ne duhet te pranojme se mbi qytetaret e Shkodres mbi gjithe shtypjen e eger mbi ju shekujt e burgjeve ju keni qene 100 here me te lire sesa banoret e bunkerit qe ju shtypnin. Blloku ka qene mega-bunkeri me i madh i ketij vendi psikologjia e izolimit e shtypjes. Kjo antikulture ka nxjerre ne pah kulturen e kutise dhe kerkon te binde se kutia qenka fatkeqesia e Shqiperise - eshte shprehur Berisha. Ai u zotua se sa here te votoni do te votoni njelloj si qytetaret e vendeve me te zhvilluara te Europes dhe askush me kuti dhe pa kuti nuk do te mund tju marre kurre voten le te mbeten ata skllever te kultures se bunkerit te Bllokut. Ne cdo dite do te perqafojme do te zgjerojme lirite tona si rruga me e mire e se ardhmes sone.
Nga Shkodra Berisha vijoi akuzat ndaj opozites dhe ne Postribe ku peruroi nje tjeter aks rrugor. Sipas Berishes opozita shpif dhe me keto mjete tenton te pengoje integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Opozita vetem shpif. Eshte nihiliste. Cfare ofrojne ata per shqiptaret qe qeveria ka te meta dhe ata ofrojne kutite. PS-ja doli kunder pasaportave dhe leternjoftimeve ajo beri dhe greve nje muaj per te mos lejuar levizjen e lire - eshte shprehur kreu i qeverise.
Vizat
Gjate fjales se tij Berisha renditi disa nga arritjet e qeverise te cilat sipas tij bene te mundur marrjen e vendimit per liberalizimin e vizave. Sot se bashku takohemi ne agun e nje vendimi madhor historik te Europes per Shqiperine dhe shqiptaret. Levizja e lire perben arritjen me te madhe te lirise individuale te shqiptareve pas shembjes se perdes se hekurt. Levizja e lire nuk perben nje dhurate por perben nje proces ne te cilin ne deshmuam seriozitetin dhe perkushtimin me te madh. Levizja e lire vjen si rezultat i faktit se ne beme qe Shqiperia te jete nje nga vendet me te sigurta ne Europe. Levizja e lire vjen si deshmi e sigurise se madhe te krijuar ne kete vend i cili ka pritur kete vit rreth 3.5 milione turiste dhe kane ardhur te sigurt si ne shtepite e tyre jane larguar te sigurt si nga shtepite e tyre. Levizja e lire u be e mundur ne saje te nje lufte te vendosur kunder korrupsionit lufte qe beri te mundur transformime epokale ne veprat publike per Shqiperine dhe shqiptaret - eshte shprehur kreu i qeverise. Ai shtoi se levizja e lire erdhi si rezultat i reformave me te thella qe administrata shqiptare qe shteti shqiptar ndermori drejt modernitetit vendosjes se sistemit me modern te gjendjes civile pasaportat biometrike dhe leternjoftimeve elektronike me moderne ne Europe sistemit me te avancuar te kontrollit te kufijve.
Akuzat
Haxhinasto fajeson opoziten per deshtimin e takimeve te europarlamentareve
Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto akuzon opoziten per deshtimin e takimeve te delegacionit te Parlamentit Europian per zgjidhjen e krizes shqiptare. Sipas Haxhinastos nuk ishte surprize refuzimi qe opozita i beri Rezolutes se europarlamentareve per situaten politike pasi socialistet nuk bene gje tjeter vecse nuk devijuan nga kursi i deritanishem i kontestimit te rrjedhes normale te politikeberjes ne vend. Por jehona e kesaj ngjarjeje sipas ministrit Haxhinasto do te ndihet deri ne Bruksel. Une nuk mendoj se nje reagim i tille nga ana e opozites eshte pozitiv perkundrazi perceptohet si nje veprim i gabuar i cili nuk i jep asnje mundesi zgjidhjes se ngercit politik ne Shqiperi. Duhet te presim - tha Haxhinasto.
Pas deshtimit te perpjekjes se fundit te nderkombetareve per te ofruar nje zgjidhje konsensuale per kutite ministri Haxhinasto shprehet se ashtu si maxhoranca dhe nderkombetaret i kane bere te qarta propozimet e tyre ne lidhje me fatin e fleteve te votimit. Nderkombetaret i kane bere te qarta sugjerimet e tyre i kane ofruar rruget e zgjidhjes te cilat duhet te jene ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe ligjet e ketij vendi. Cdo perpjekje per te dale nga ky kuader nuk eshte konstruktiv. Tregon se axhenda politike partiake eshte me e rendesishme sesa interesat e gjithe qytetareve shqiptare - eshte shprehur Haxhinasto.
Nje dite me pare kreu i delegacionit te europarlamentareve Eduard Kukan u shpreh i zhgenjyer nga politika shqiptare. Pas dy dite bisedimesh ndasite mbi fletet e votimit te deputeteve shqiptare bene qe Komiteti i Stabilizim-Asocimit te mos dilte me nje deklarate te perbashket per zgjidhjen e krizes ne Shqiperi.
Te henen do ta vizitoje Shqiperine kryetari i Parlamentit saudit
Me ftese te kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ne datat 8 dhe 9 nentor do te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Tirane delegacioni i Parlamentit saudit i kryesuar kryetari Sh. T. Dr. Abdullah bin Muhamed bin Ibrahim Al-Al Sheikh. Kjo eshte vizita me e larte e nje autoriteti saudit ne Shqiperi. Vizita synon thellimin dhe forcimin e metejshem te bashkepunimit ndermjet dy vendeve ne fushen politike dhe ekonomike. Kryetarja e Kuvendit zonja Jozefina Topalli dhe homologu i saj Dr. Abdullah bin Muhamed bin Ibrahim Al-Al Sheikh do te takohen diten e hene me 8 nentor ora 1005 ne mjediset e selise se Kuvendit dhe ne oren 1100 do te japin nje prononcim te perbashket per per mediat. Delegacioni i Parlamentit Saudit do te pritet diten e marte me 9 nentor ora 1005 nga kryeministri i Shqiperise Sali Berisha dhe ne oren 1105 nga Presidenti i Republikes Bamir Topi. Gjate vizites ne Tirane delegacioni i Parlamentit Saudit do te takohen edhe me ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto.
8 Nentor 2010