Tahiri Berisha pergjegjesi i vetem per moszgjidhjen e krizes politike
Eneida Jacaj
Deputeti i Partise Socialiste Saimir Tahiri beri pergjegjes drejtperdrejt kryeministrin Sali Berisha per moszgjidhjen e krizes politike. Partia Socialiste reagoi dje serish per takimin e dy diteve me pare te Parlamentit Europian ku deshtoi perpjekja e europarlamentareve per zgjidhjen e krizes politike. Sipas Tahirit serish maxhoranca nuk tregoi vullnet per te zgjidhur ngercin politik duke u bere pengese per transparencen e zgjedhjeve te kaluara te 28 qershorit te vitit 2009. Partia Socialiste ka me shume se nje vit qe perpiqet per te zbardhur te verteten e procesit te zgjedhjeve te kaluara parlamentare permes hetimit te fleteve te votimit por maxhoranca i eshte shmangur kesaj pike duke i kerkuar PS-se ti drejtohet Gjykates Kushtetuese Komisionit te Venecias dhe ne fund doli me nje propozim tjeter ti drejtohet Gjykates se Strasburgut.
Deklarata
Sot kriza vazhdon se PD-ja nuk tregoi vullnet per zgjidhjen e saj me te njejtat menyra sic ka bere deri sot per pengimin me cdo kusht te transparences. Doris Pak mbeshtetesja e flakte e Sali Berishes hodhi ne tryeze propozimin per daljen nga kriza propozim qe u votua nga te djathtet e te majtet po keshtu nga Partia Socialiste por u refuzua vetem nga PD-ja - u shpreh Tahiri. Deputeti socialist i beri apel maxhorances te kuptoje se partneret tane europiane te djathte e te majte kerkojne zgjidhjen e menjehershme te krizes me me shume force sec kerkohet ne Rezoluten e 8 korrikut. Vullneti i Parlamentit Europian i te gjithe spektrit te djathte e te majte i shprehur ne Rezoluten qe vete Parlamenti Europian propozoi e qe PD-ja nuk e pranoi duke mos votuar eshte i qarte dhe i drejtperdrejte duke kerkuar ngritjen e menjehershme te komisionit hetimor me shumice dhe drejtim nga opozita dhe me nje mandat te qarte per hetimin e kutive te materialeve zgjedhore - theksoi deputeti Tahiri.
Vizat
Deputeti Tahiri eshte ndalur edhe te liberalizimi i vizave. Ai i beri te qarte kryeministrit Sali Berisha Sali se vizat i hoqi Europa dhe jo reformat e tij. Berisha perpara se te vazhdoje shetitjen e tij te fundjaves kesaj radhe ne shkolle duke lene dhe femijet pa pushim e perpara se tu mburret shqiptareve nga llumi ku eshte zhytur per liberalizimin e vizave ben mire te mbaje parasysh se nuk ka mbetur me njeri ne kembe qe sot nuk e di mjaft qarte se Europa i hoqi vizat shqiptareve e ne te njejten kohe i vuri vize Saliut vete e qeverise se tij duke e ngelur ne klase per statusin e kandidatit - u shpreh Tahiri.
8 Nentor 2010