Bruk femija qe mban misterin e perjetesise
Bruk Grinberg eshte thuajse 18 vjece por fizikisht dhe menderisht ka mbetur ne moshen e femijerise. Nje mjek amerikan po perpiqet te zbuloje sekretin qe mban brenda vetes kjo qenie njerezore. Arsyeja Deshira per ti dhene njerezimit dhuraten e jetes se perjetshme
Ka mundesi qe celesi per te hapur deren e perjetesise te fshihet te nje vajze e brishte e cila eshte vetem 76 centimetra e gjate dhe peshon vetem 7 kilograme. Krahet dhe kembet e saj jane shume te brishta si te ishin dege pemesh ne vjeshte. E qeshura e kesaj vajze tingellon si nje e qeshur qenushi por syte i ka te bukur dhe shpesh shprehes. Dhe kur Bruk Grinberg kerkon te emen e ben duke i shtrire lart krahet e saj te brishte duke tundur koken dhe duke zgjatur qafen.
Eja ketu e dashur Bruk vajza ime e vogel i thote e ema Melani Grinberg 49 vjece qe e merr femijen e saj ne krahe dhe e rrethon me dashurine qe vetem nje nene di ta jape. Brukut i pelqen qe ta mbajne ne krahe dhe ta perkedhelin thote mamaja e saj qe nderkohe ka sjelle ne jete edhe tre femije te tjere. Motrat e Bruk quhen Emily Caitlin dhe Carly. Bruk eshte femija i dyte dhe ne janar do te mbushe 18 vjece. Vajzat e tjera bejne nje jete aktive duke qene normale. Kercejne shkojne ne kurse noti dhe kane nisur te dalin me te dashurit e tyre te pare. Ndersa motra e tyre Bruk jeton ne nje realitet krejt tjeter. Koha rrotull saj rrjedh pa reshtur ndersa per te ka ndaluar ne vend. Menderisht dhe fizikisht ajo nuk e njeh zhvillimin rritjen ndryshimin. Ajo per vite e vite me radhe qendron me ate pamjen dhe logjiken e nje foshnje 11-muajshe. Bruk eshte nje mrekulli thote i ati i saj Harvard Grinberg. Bruk eshte nje mister thote nderkohe mjekja e saj qe ka vite qe e ndjek si rast. Bruk eshte nje thesar thote nje gjenetist i Universitetit te Florides. Ata te tre shprehen se vajza nga qyteti i vogel i Merilandit mund te mbaje brenda vetes dhe trupit te saj te brishte pergjigjen per njeren nga pyetjet me te medha te njerezimit A eshte e mundur pavdekesia
Dhe kjo per nje arsye sa te thjeshte aq edhe misterioze Bruk nuk plaket. Bruk nuk ndryshon. Ajo nuk ka asnje lloj problemi hormonal dhe kromozomet e ADN-se se saj jane normale por zhvillimi i saj fizik mendor si dhe emocional eshte jashtezakonisht i ngadalte. Nese shkencetaret do te arrinin qe te zberthenin misterin qe ndodhet brenda saj ndoshta do te kishin me shume te dhena ne lidhje me vete misteret e plakjes dhe atehere kjo do te vlente per te gjithe njerezimin.
Mjeku gjenetist qe merret me studimin e vajzes shpreson shume qe tia dale mbane. Ai shpreson qe te eliminoje te gjitha semundjet qe lidhen me moshen te tilla si kanceri demencia dhe diabeti. Njerezit qe nuk plaken nuk semuren. Por gjenetisti mendon edhe se jeta e perjetshme eshte e paimagjinueshme. Biologjiksht pavdekesia eshte e pamundur. Nese nuk goditesh nga nje makine i takon qe te jetosh edhe deri ne 1000 vjet thote shkencetari. Bruk Grinberg erdhi ne jete permes nje lindjeje te parakohshme me 8 janar te vitit 1983 ne Meriland. Ajo peshonte vetem 1800 grame ne momentin e lindjes. Qe ne fillim u duk se ajo nuk ishte normale. Edhe pozicioni i lindjes se saj ishte teresisht i zhvendosur dhe per me teper ishte e paafte qe te kryente vete disa funksione jetike ndaj u vendos per shume kohe ne nje inkubator. Vitet e para te jetes kane qene nje torture per prinderit e Brukut por edhe per vete vajzen. Ne nje rast duheshin mbyllur tete te cara ne stomakun e saj permes disa operacioneve. Per 14 dite rresht ajo ra ne koma kur ishte vetem 4 vjece. Madje familja e saj pergatiti gjithcka per varrimin e se bijes duke qene se mjeket ia hoqen teresisht shpresen. Me pas mjeket i diagnostikuan nje tumor ne tru cka me vone doli se nuk ishte i vertete. Dhe keshtu nga njera sfide mjekesore te tjetra jeta e Brukut vazhdonte nga viti ne vit. Gjeja me befasuese ne lidhje me Brukun eshte fakti se vitet nuk kane asnje lloj ndikimi ndaj saj. Trupi ka reshtur se rrituri qe kur ajo ishte 2 vjece dhe qe nga ajo kohe nuk ka shtuar asnje centimeter dhe per sa i takon peshes nuk ka shtuar asnje gram. Mjeket vendosen qe ti benin vajzes disa injeksione me hormone qe ndikojne ne rritjen e organizmit duke menduar se problemi i saj ishin pikerisht hormonet por edhe pas kesaj asgje nuk ndodhi. Atehere gjenetisti nisi qe te studionte te gjithe literaturen e mundshme per ti dhene shpjegim rastit dhe u konsultua me te gjithe ekspertet me te mire te fushes. Rasti i Brukut u prezantua ne te gjithe boten mjekesore por askush nuk kishte hasur me pare ne nje ceshtje te tille. Nderkohe prinderit e vajzes prisnin dhe shpresonin nje vit dy vjet... dhjete vjet por asgje nuk ndodhi. Permasat dhe tiparet e fytyres se vajzes se tyre nuk ndryshuan dhe ne to nuk ka as shenja puberteti dhe madje as fotot qe i jane bere gjate viteve te ndryshme te jetes se saj nuk dallojne dot nga njera-tjetra. Te vetmet pjese te trupit te vajzes qe rriten ne menyre te vazhdueshme dhe normale jane thonjte dhe floket. Prinderit nuk ngopen se kundruari fotot e njejta te se bijes nder vite dhe te pohojne se ajo eshte me te vertete nje mrekulli. Ajo duket gjithmone e njejta me buzet shpesh te shtrenguara fort. Bruk nuk nxiton per asgje. Nuk nxiton per tu rritur nuk merzitet kurre nuk ka asnje moment te keq. Nese e sheh situaten e saj ne kete kendveshtrim mund te duket madje edhe pozitive. Fillimisht e ema e Brukut nisi qe te kujdesej vete personalisht per te bijen por me pas kerkoi ndihme sepse te rrije me te nuk ishte teresisht e lehte. Ajo shkon ne shkollen per femijet me kufizime dhe paaftesi mendore e fizike. Ne kete shkolle qendron nga ora shtate e mengjesit deri ne oren kater. Pjesen me te madhe te kohes kur kthehet ne shtepi e kalon ne dhomen e ndenjjes. Qendron e shtrire ne shtrat para ekranit te televizorit. Ajo mund te qendroje e fiksuar pas ekranit per shume ore. Nuk eshte aspak e lehte por Bruk ia del mbane. Jam e sigurt qe ajo mban brenda vetes nje sekret qe nese do te zberthehej mund te ndihmonte ne ndryshimin e jetes se miliona njerezve thote e ema e Brukut.
Ricard Ualket nje profesor mjekesie tashme ne pension dhe specialist i biologjise se plakjes jeton ne nje shtepi ne Florida. Ai ra ne kontakt me rastin e Brukut ne vitin 2005. Menjehere mendova se ajo kishte nje mutacion shume unik ne gjenet e saj kyce pra ne ato qe kontrollojne plakjen thote mjeku. Ualket kontaktoi me familjaret e Bruk dhe e bindi te atin qe ti merrte Brukut nje moster gjaku ne menyre qe ta studionte ne perberesit e tij. Materialit te marre nga Bruku i beri te gjitha analizat e mundshme gjenetike dhe perfundimi ishte me te vertete befasues. Nuk u gjet asgje qe te fliste per ndonje anomali gjenetike te vajzes. Gjithcka ishte ne rregull si te behej fale per nje njeri me nje zhvillim trupor dhe mendor shume normal. Per mjekun ky nuk ishte nje zhgenjim por nje arsye me shume per te vazhduar kerkimet e tij. Vecantia dhe uniciteti i vajzes qendron ne faktin se materiali i saj gjenetik eshte normal nderkohe qe ajo vete nuk eshte normale madje i gjithe trupi i saj eshte ne nje situate kaosi te plote. Truri i saj eshte i zhvilluar sa ai i nje foshnje por kockat kane nje formim qe i takon nje vajze ne moshen 10-vjecare. Ndersa dhembet i ka te nje femije 8 vjec. Edhe sistemet e tjera te trupit jane te pazhvilluara ose te zhvilluara ne menyra te ndryshme sikur te mos ishin pjese e te njejtit organizem. Sipas mjekut ka vetem nje shpjegim per nje situate te tille kaosi mosfunksionim te kontrollit gjenetik. Gjenetisti beson se plakja eshte thjesht nje pjese e zhvillimit te trupit. Per te ilustruar kete ai perdor idene e shtepise. Fillimisht ndertohet shtepia. Kur ajo perfundon ose ne rastin e trupit kur arrihet pjekuria seksuale e trupit skuadra e ndertimit largohet nga vendi i punes sepse puna ka perfunduar. Por ne personat normale punetoret vazhdojne te qendrojne dhe vazhdojne te ndertojne sipas nje plani qe eshte percaktuar nga inxhinieri i ndertimit i cili jo gjithmone ka te drejte dhe me kalimin e kohes shfaqen probleme me dyert dritaret derisa godina shembet pra trupi vdes. Sipas tij pergjegjese per rritjen jane gjenet e zhvillimit. Nese keto gjene manipulohen atehere ndalon edhe procesi i plakjes. Nese gjenetisti ka te drejte atehere pasojat do te ishin dramatike. Nje trup i manipuluar ne kete menyre nuk do te ndryshonte me dhe atehere ndoshta perjetesia do te ishte e mundur. Po vete profesori a deshiron qe te jete i pavdekshem
Sigurisht qe une dua te jetoj pergjithmone. Do te studioja matematike dhe do te mesoja shume gjera te tjera interesante qesh gjenetisti. Po cilat do te ishin pasojat sociale te nje jete te pafund Kush do te lejohej te jetonte pergjithmone dhe kush jo Keto jane te gjitha ceshtje qe sipas gjenetistit u perkasin sferave te prifterinjve dhe te filozofeve. Ajo cka eshte e rendesishme eshte se sipas ketij gjenetisti dhe te tjereve qe jane marre me mrekulline e Brukut ajo eshte kyci i nje enigme te madhe.
Nderkohe Bruk qendron me prinderit e saj ne shtepine e vogel me tulla te kuqe. Kam menduar gjithmone se ime bije do te vdiste para meje per shkak te problemeve shendetesore por nuk jam i ketij mendimi me thote babai i saj 53 vjec. Bruk mund te jetoje pergjithmone. Ajo do te jete ketu per shume e shume kohe.