E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Call Center

Kur shoqeria e spektaklit nisi te shfaqet me dukshem pas renies se murit te Berlinit ne kete periudhe qeniet njerezore qe dolen pas shkermoqjes se barrierave ideologjike nisen qe te dyzohen ne menyre gjithnje e me te pakthyeshme nga vetja e tyre. Sa me i madh te ishte numri i shtresave te margjinalizuara te shoqerise aq me evident ishte ajo cka Marksi dikur do ta quante alienim. Si nje rrjedhoje direkte e menyres se prodhimit te shoqerive te sotme ku konsumi realizohet nepermjet nje tjeter konsumi ky lloj alienimi sjell shkeputjen e qenies nga vetvetja dhe riformimin e saj ne menyre te tille qe maska qe duhet te perdoret per mbijetese te kthehet ne fytyren e saj te vertete. Me zhvillimin galopant te rrjeteve te telekomunikacionit tashme realiteti i marredhenies shites-bleres gradualisht nepermjet masivizimit te shitjeve ne telefon con ne formimin e nje marredhenieje te re konsumi. Kultura e re qe perfaqeson Call Center na jep keshtu nje realitet te ri ku tanime blerja nuk cilesohet me si nje deshire e klientit per nje produkt te caktuar por me teper si nje zotesi e punonjesit per ta shitur kete produkt.

Vlen te theksohet se shtimi i kapaciteteve shitese te operatorit realizohet nepermjet nje lloj terapie te quajtur formazione roli i se ciles eshte krijimi i nje mosperputhjeje mes realitetit te qenies se punonjesit dhe virtualitetit te shitjes qe ai do te beje. Nepermjet ketij procesi produkti qe duhet shitur nis te behet pjese e sjelljes ndjenjave humorit apo tonit te zerit te punonjesit. Ne perfundim te procesit realizohet formimi i operatorit cka eshte saktesisht thyerja perfundimtare e njeriut nga vetvetja. Nuk kemi te bejme me pra me ate cka ndodhte ne epoken klasike ku thyerja realizohej nga kontradikta mes dijes se investuar ne prodhim nga punetori dhe dijes per statusin e tij social qe e nderton kontekstin. Ne shoqerine tone shkeputja ndodh radikalisht brenda vete njeriut duke sjelle nje objektivizim te ontologjise se tij. Te berit sikur eshte e detyrueshme qe te krijoje nje hendek me realitetin hendek i cili nuk zhduket edhe ne perfundim te dites se punes. Ruajtja e ketij hendeku arrihet ne menyre rigoroze nga prania e supervizoreve mbikeqyresve te cilet ne rolin e superegos kane per funksion te fortifikojne barrieren mes reales dhe virtuales nuk duhet absolutisht qe gjendja juaj e vertete shpirterore te ndikoje ne gjendjen tuaj shpirterore kur beni teleshitje. Shfaqja qe na ofron shperndarja e ketyre firmave te telemarketingut neper vende ekonomikisht te prapambetura eshte panorama tipike e globalizimit kolonialist qe rendom neper mjediset filistine perkufizon si nje shkembim kulturash ate qe ne fakt nuk eshte vecse nje shkembim korporatash apo biznesesh. Objektivizimi i shtresave me aktive te vendeve pritese ben qe rolet te ruhen ne nje menyre me te lehte por mbi te gjitha pa revolta te bezdisshme si shkak i kushteve te veshtira socio-ekonomike. Perparesia e kesaj strategjie qendron se nuk mundesh me qe te pretendosh per pune perderisa te jepet mundesia te buzeqeshesh ne kete pune ashtu sikurse nuk mundesh me qe te merzitesh per arsyen e thjeshte sepse profesioni yt eshte qe te jesh ne humor te mire per klientin qe flet ne linjen tjeter te telefonit. Rrjedhimisht ne vazhden e masivizimit te konsumit te gjithckaje tashme jo vetem qe kemi luksin qe ne treg te gjejme intelektin e njerezve librat kembet e njerezve futbolliste fytyrat e njerezve showgirl gjenitalet e njerezve prostitutat por mjaft lehtesisht mund te gjejme ne treg edhe buzeqeshjet ose gjendjet shpirterore te njerezve.

Duhet theksuar se deshirat e njeriut nuk jane spontane. Ne fakt ato jane te konstruktuara nga personat si anetare te nje shoqerie apo grupi social te caktuar nderkohe qe nga ana tjeter ideologjia kapitaliste i menaxhon deshirat njerezore duke nxjerre perfitim prej tyre. Per kete arsye sot urdhri qe percojne agjentet alienues te superegos nuk eshte me bindu por kenaqu. Duke i materializuar te gjitha objektet e deshirave ne nje distance te sigurt prej njerezve nepermjet zhvillimit te televizionit me programe te tilla si talk show reality show apo fushatat publicitare te tipit Media-shopping krejt befasisht individi nuk sheh me ate cka deshiron por meson te deshiroje ate cka sheh. Ashtu sikurse buzeqeshja ne Call Center kthehet ne buzeqeshje telefonike edhe deshirat nepermjet TV kthehen ne deshira televizive. Nje ilustrim perfekt per kete e gjejme te filmi Network i Sidney Lumet ku paraqitet nje skene teper domethenese ne momentin kur personazhi kryesor i ketij filmi nje showman i cili ka pasur nje renie te audiences e rifiton kete kur ne nje gjendje totale depresioni fillon tu thote telespektatoreve te verteten Televizioni nuk eshte e verteta Televizioni eshte nje park i mallkuar argetimi televizioni eshte nje cirk nje karnaval nje trupe shetitese akrobatesh rapsodesh balerinesh kengetaresh fenomenesh panairi zbutesish luanesh lojtaresh futbolli Zanati yne i vetem eshte te vrasim merzine. Prandaj nese doni te verteten shkoni te Zoti. Shkoni te profeti juaj shkoni brenda vetes suaj miq sepse ai eshte i vetmi vend ku do te mund te gjeni te verteten e vertete Nga ne nuk do te mund ta merrni kurre te verteten. Do tju themi gjithcka qe doni te degjoni duke ju genjyer pa turp hellip Ne tregtojme iluzione asgje nga tere keto nuk eshte e vertete. Por ju te gjithe rrini ulur atje dite per dite nate per nate te cdo moshe qofshi te cdo race apo feje. Ju nuk njihni tjeter vec nesh. Ja tashme keni filluar tu besoni iluzioneve qe fabrikojme ne ketu. Keni filluar te besoni se TV eshte realiteti kurse jetet tuaja jane ireale. Ju beni gjithcka qe ju thote televizioni visheni si ne TV hani si ne TV i rrisni femijet si ne TV deri edhe mendoni si ne TV. Kjo eshte marrezi masive. Jeni te gjithe te cmendur. Pashe Zotin zgjohuni Jeni ju realiteti kurse ne iluzionet. Prandaj mbyllini televizoret tuaj mbyllini tani menjehere mbyllini dhe lerini te mbyllurhellip

Ajo cka mund te kuptojme nga ky citim duket me aktuale se kurre Ne kushtet kur thirrjet pseudo-emocionale per subjektivizim nuk jane me te mjaftueshme per te vene ne dukje kulisat ku luhet realiteti i sotem duhen identifikuar koordinatat simbolike ku vendoset ky realitet. Ne kete epoke te fundit te historise sic do te thoshte Francis Fukuyama me e rendesishmja nuk eshte me zbulimi i realitetit qe fshihet prapa skene por perkundrazi duhet evidentuar virtualiteti i realitetit qe luhet perpara skenes dhe ne kete menyre te identifikohet menyra se si ndikon ky virtualitet ne konfigurimin e rendit social qe me pas kryen shperndarjen e roleve ne shoqeri. Ne kete kontekst ti thuash nje punonjesi ne Call Center se puna e tij eshte e alienuar dhe ai shfrytezohet nga kompanite e huaja kapitaliste qe ato te kene prodhim me te madh me kosto me te ulet thuajse nuk i ke thene asgje te re. Ne kohet e sotme cdokush e posedon informacionin. Cdokush e di se cfare ben dhe demet anesore te asaj cka ben. Ajo qe duhet nenvizuar jane koordinatat simbolike ku vendosen keto alienime shfrytezime apo kolonizime. Cdo rend social me kalimin e viteve krijon te cara brenda koordinatave simbolike ku ai vendoset ne nje shoqeri te caktuar. Lidhur me kete Frantz Fanon ndash nje ekspert i kesaj fushe duke qene se pjesen me te madhe te jetes e ka kaluar neper vende te kolonizuara ndash shpjegon se efekti me i suksesshem i kolonializmit eshte qe te fuse ne koken e vendasve idene se nese te huajt do te iknin vendi do te binte perseri ne degradim barbarizem dhe brutalitet. A nuk eshte ky nje rast i evidentimit te te carave te krijuara nga nje regjim me kalimin e viteve

Ne kete drejtim pas thuajse njezet vjetesh tranzicioni yne i pafundme ka prodhuar nje numer te madh mosperputhjesh brenda tij. Te carat e tij jo vetem qe jane te dukshme por ato fusin uje nga te katerta anet. Mbi keto baza teatri ku luhet demokracia jone na lejon vazhdimisht te shohim levizjen e aktoreve mbrapa kulisave ku ata jane vendosur. E ne keto kushte nese duam qe dikur te krijojme nje realitet te ri fillimisht duhet vene ne dukje iluzioni i ketij aktual. Nese duam qe nje dite te zhduket post-kolonializmi fillimisht duhet te kuptojme se degradimi barbarizmat dhe brutaliteti yne jane nje sukses i ideologjise koloniale. Po keshtu nese kerkojme qe realiteti ti shkeputet virtualitetit duhet qe solidariteti te fitoje mbi konkurrencen. Subjektivizimi i te rinjve jane bazat e domosdoshme te nje demokracie sepse fundja baza eshte struktura me e rendesishme e nje sistemi demokratik. Nese baza nuk eshte ne rregull atehere ose nuk jemi ne demokraci ose duhet te vazhdojme pafundesisht te luajme rolin e te qenit ne nje demokraci virtuale telefonike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›