Biznesi Rritja e takses per cigaret shton kontrabanden
Projektligji i Ministrise se Financave per Disa ndryshime ne ligjin nr. 8976 date 12.12.2002 lsquoPer akcizen ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar propozon nje rritje te shkalles tatimore te akcizes per cigaret me rreth 40 per qind duke i bere ato nga 50 leke per pakete ne 70 leke. Kjo mase e re qe u diskutua tri jave me pare nga Keshilli Konsultativ i Biznesit qe drejtohet nga ministri i Ekonomise Ilir Meta po kundershtohet me te madhe nga Shoqata e Investitoreve te Huaj brenda se ciles ka anetare qe merren me tregtine e duhanit.
Permes nje letre derguar ministrit te Financave ky sektor e konsideron shokuese rritjen e akcizes ne nje nivel qe i kapercen shkallet tatimore qe aplikojne vendet e tjera jo te BE-se. Biznesi i cigareve ne vend paralajmeron ministrin se ne rast te rritjes se akcizes do te kete nxitje per evazion fiskal pra te kalimit kontrabande te cigareve kurse konsumatoret do te priren te konsumojne cigare te lira dhe jo cilesore.
Te ardhurat publike do te bien ndjeshem per shkak te humbjeve ne total nga kontrabanda qe do te kunderpeshojne fitimet nga rritja e akcizes dhe do te kete humbje nga te ardhurat prej TVSH-se si pasoje e rritjes se kerkeses per cigare shume te lira. Gjithashtu tregu legjitim i cigareve ne vend gjenerues i rreth 3 te te ardhurave publike vetem nga pagesa e akcizes pa llogaritur tatim-fitimin si dhe TVSH e taksat doganore do te demtohet shume thuhet ne leter.
Por Ministria e Financave bashke me ate te Shendetesise e cila ka ndihmuar ne hartimin e projektligjit gjykon se rritja e akcizes do te ule konsumin e duhanit ndikim qe u shkon pershtat politikave qe ka qeveria ndaj luftes kunder duhanpirjes.
Gjykimi i biznesit lidhet me rastet e vendeve si Rumania dhe Bullgaria te cilat rriten ne menyre drastike taksat si mase kunder duhanpirjes dhe per te permbushur detyrimin e BE-se me teper nga sa kishin kapacitetet perfunduan ne nje situate gati 50 per qind te tregut te zi te cigareve.
Kalkulimet e Ministrise se Financave nxjerrin perfundimin se te ardhurat nga rritja e akcizes do ti sjellin arkes se shtetit te pakten mbi 2 miliarde leke. Kurse Ministria e Shendetesise thote se duhanpirja ne vend eshte bere shume problem ku gati gjysma e te rinjve deri ne moshen 18 vjec e konsumojne ate.
Vendimi final per miratimin e projektligjit pritet te merret te merkuren e ardhshme kur te zhvillohet mbledhja e Keshillit te Ministrave bashke me projektligjet e tjera fiskale.