E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave, kusht dokumentat e reja

Pajisja e qytetarëve me dokumentat e reja është një nga sfidat me të cilat po përballet Ministria e Brendshme e Kosovës. Procesi i liberalizimit të vizave dhe marrëveshjet për riatdhesim mbeten dy nga sfidat e tjera.

Riatdhesimi i shtetasve kosovarë nga jashtë është njëri ndër kriteret kryesore për liberalizimin e vizave, dhe ministri Pajaziti tha se deri më tani janë nënshkruar dy marrëveshje për riatdhesim; njëra me Shqipërinë dhe tjetra me Belgjikën.

“Me marrëveshjet që i nënshkruajmë janë një partneritet i plotë mes nesh dhe shteteve evropiane. Së pari nuk do të riatdhesohen të gjithë, por vetëm një numër i tyre”, tha ai.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›