Ende mister zhdukja e 15 shqiptarëve nga Kosova
“Ngjarja edhe për më tej vazhdon të mbetet e pasqaruar dhe rasti ende i dyshuar. Për të sqaruar opinionin, rreth insinuatave të ndryshme që janë hedhur rreth këtij rasti, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, pohon se ajo nuk mund të shpallë zyrtarisht vdekjen e qytetarëve, pa pasur konfirmime zyrtare nga autoritetet hungareze, me të cilat MPJ është në kontakte intensive që katër ditë”, thekson deklarata e shpërndarë pasditen e djeshme për mediat.
Zyra për Çështje Konsullore në MPJ, ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe ajo në Gjermani kanë vendosur kontakte intensive me autoritetet hungareze, duke kërkuar prej tyre më shumë informacion dhe të dhëna zyrtare rreth këtij rasti.
Të gjitha shifrat për të zhdukur janë shifra të hamendësuara dhe të bazuara kryesisht në deklaratat e personit që konsiderohet si një nga tre të mbijetuarit e kësaj tragjedie. Autoritetet hungareze kanë konfirmuar dje zyrtarisht se, Blerim Rama dhe dy fëmijët e tij, përkatësisht 3 dhe 1.5 vjeç janë gjetur në bregun e lumit Tisa në gjendje të keqe shëndetësore.
Po ashtu, konfirmimi zyrtar i autoriteteve hungareze është se Rama pas daljes nga spitali gjendet në një qendër azilkërkuese në Hungari. Aktualisht, ambasadorit të Republikës së Kosovës në Vjenë, i autorizuar nga ministri Hyseni për të ndjekur nga afër këtë rast, nga autoritetet hungareze ende nuk i është dhënë leja për ta takuar personin e mbijetuar,. Blerim Rama.
Ndërkohë informacioni i fundit që ka ardhur në MPJ, nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Vilson Mirdita ka të bëjë me mundësinë e identifikimit të një kufome. Ky informacion ende nuk është zyrtar. Informacioni vjen nga vëllai i një prej viktimave të hamendësuara. Bëhet fjalë për z. Brahim Koci, i cili dyshohet që të jetë një nga viktimat e mundshme të këtij rasti. Vëllai i tij, z. Zenun Koci, ka informuar ambasadorin Mirdita se është kontaktuar nga policia hungareze që të shkojë të identifikojë një kufomë të gjetur në Tisa.
Mendohet se trupi mund të jetë i Brahim Kocit, nisur nga letërnjoftimi i gjetur në rrobat e tij. Gjithsesi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se trupi është i Brahim Kocit. Ndërkaq, MPJ ka vendosur kontakte dhe bashkëpunim të ngushtë me forcat e rendit, qoftë me Ministrinë e Brendshme, qoftë me Policinë e Kosovës, duke shkëmbyer informacionet për këtë rast.