E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy: Kosova po afirmohet në botë

“Kosova ka kaluar një rrugë të gjatë që nga pavarësia e saj. Përgëzime për progreset e konsiderueshme të arritura më parë dhe njëherit për procesin aktual të decentralizimit, për t’i dhënë secilit komunitet vendin e plotë në jetën publike. E di se mund të mbështetem në ju për vazhdimin e përpjekjeve për të cilat jeni angazhuar”, shkruan Presidenti francez.

“Këto progrese i kanë mundësuar shtetit tuaj afirmimin në komunitetin ndërkombëtar. Kosova tani është njohur nga një numër i konsiderueshëm i shteteve. Anëtarësimi i saj në institucionet e rëndësishme financiare ndërkombëtare do t’i mundësojë që të veprojë për konsolidimin e ekonomisë së saj”, shkruan Sarkozy. Konkluzioni i fundit i arritur nga Prishtina për marrëveshjen rreth përcaktimit të kufijve me Shkupin është një lajm i rëndësishëm për të gjithë regjionin. Shtetet e Ballkanit duhet të inspirohen nga ky shembull për të rregulluar mosmarrëveshjet me mirëkuptim dhe të kthehen së bashku nga e ardhmja e tyre e përbashkët evropiane, thekson Presidenti Sarkozy.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›