Withers: Zyrtarët të mos fshihen pas imunitetit
“Personat që janë emëruar të drejtojnë, duhet të veprojnë me integritet, pasi vendimet e tyre qofshin të drejtpërdrejta apo jo, ndikojnë në jetën e qytetarëve”, tha Wihers i pranishëm në një konferencë sot në Tiranë.
Ai përmendi edhe deklaratat e Berishës, sipas të cilave imuniteti nuk duhet të dalë në mbrojtje të zyrtarëve të korruptuar. “Do të thotë të pranosh me përgjegjësi veprimet e tua dhe të ndihesh përgjegjës për ato. Do të thotë që të mos fshihesh pas perdes së hekurt të ligjit. Shqipëria ka bërë përparimet vazhdojmë të inkurajojmë qeverinë për të rritur mbështetjen ndaj institucioneve të pavarura dhe heqjen e imunitetit të parlamentarëve në rast korrupsioni”, u shpreh Withers.
Diplomati amerikan tha më tej se “imuniteti nuk duhet të minojë perceptimin e publikut për integritetin dhe sistemin politik e gjyqësor”.