E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashani: Prokuroria te nxjerre para drejtesise shkaktaret e 9 janarit

Deputetet shkodrane te Partise Demokratike i kerkuan dje Prokurorise se Pergjithshme, qe te vinte perpara drejtesise pergjegjesit e tragjedise se ndodhur ne 9 janar te 2004, ku humben jeten 28 persona, teksa tentonin per nje jete me te mire, te kalonin Adriatikun per ne Itali. Ne deklaraten e lexuar nga deputetja demokrate, Arenca Trashani, thuhet se pushtetaret e asaj kohe jane njerezit e perfshire ne kete tragjedi. Sipas Trashanit, asnje mase nuk u more per shpetimin e jeteve qe u ndodhen ne afersi te bregdetit, ndonese te gjithe e dinin rrezikun qe u kanosej. Sipas Trashanit eshte e patolerueshme qe prokuroria nuk ka mbyllur ende hetimet per kete ngjarje, ndonese e ndodhur 5 vite me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›