E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave, prioritet i MPB-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi në takimin e grupit punues për Liberalizimin e vizave, pohoi se është synim i përbashkët që ky proces i përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, të kryhet sa më parë dhe që nga fillimi kjo është identifikuar si prioritet kryesor në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në takimin e radhës të Grupit Punues për liberalizimin e vizave, ministri i punëve të brendshme i Kosovës Bajram Rexhepi pohoi se kjo nuk është vetëm prioritet i Ministrisë së Brendshme, por ndër prioritetet më të larta të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Pas sundimit të rendit dhe ligjit, procesi i liberalizimit të vizave është tejet i rëndësishëm për Qeverinë dhe për Ministrinë në veçanti, ku pjesa më e madhe e parakushteve për plotësimin e kushteve, që të fillojmë me procesin e liberalizimit të vizave i takon kësaj ministrie, por ka edhe shumë ministri të tjera”, tha ai.

Sipas tij, edhe vizita e djeshme e Komisionerit për Zgjerim në BE, Shtefan Fule me bashkëpunëtorët e tij ishte e dobishme dhe ne i informuam se deri ku është arritur një progres mjaft i mirë në realizimin e kushteve dhe kritereve për liberalizimin e vizave, por edhe të sfidave që na presin. Ata me të drejtë insistuan që t’i angazhojmë të gjitha energjitë në këtë proces, në mënyrë që sa më shpejt t’i plotësojmë kushtet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›