Probleme me leje

Oaza prej 32 hektarësh e nisur në kilometrin e tetë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj, ka rrezik të mos përfundohet ashtu siç është planifikuar.
Projekti i këtij qyteti në miniaturë, i cili do të ketë 159 shtëpi dhe një mijë apartamente, i njohur si Marigona Residence, nga Komuna e Prishtinës ishte aprovuar në shtator të vitit 2009. Në atë kohë ishte paraparë që lejet e punës të jepen për objekte veç e veç.
Mirëpo tash, pas tetë muajsh, pas ndërtimit të vetëm 103 objekteve dhe pas përfundimit të infrastrukturës bazike, kryeaksionari i këtij projekti gjigant, Erolld Belegu, ka hasur në telashe. Ajo që i ka kurthuar këmbët këtij biznesmeni është procesi i decentralizimit.
Projekti ndërtimor, Marigona Residence, pas përfundimit të zgjedhjeve komunale të vitit të kaluar, tashmë ka kaluar në kompetencë të komunës me shumicë serbe, Graçanicës.
Mirëpo, Erolld Belegu thotë se projekti urbanistik ishte bërë para se të ekzistojë Komuna e Graçanicës. Ai thotë se fillimi i proceduarave ishte bërë pas formimit të kësaj komune, megjithatë, lejet për ndërtim ishin marrë në Komunë të Prishtinës.
“Ne tokën e kemi blerë, toka është e jona dhe e Kosovës. Projekti urbanistik i parcelës komplete, të cilën ne e posedojmë, është bërë para se të ekzistojë Komuna e Graçanicës, kurse procedurat që janë në vazhdim janë të zakonshme, nuk është asgjë e re”, thotë Belegu për Express.
“Çfarë ka vazhduar më tutje, të gjitha kanë ndodhur në suazat e lejeve të cilat i kemi marrë nga Prishtina”, shton ai.
Kalimin e kompetencave në Komunë të Graçanicës, Belegu nuk e sheh si ndonjë problem. Ai nuk beson se do të ndalen punimet e tij, por se për procedurat e tjera për marrje të lejes do t’i drejtohet Komunës së re në Graçanicë.
“Lejet të cilat i kam marrë deri më tani, janë për 103 objekte. Kryetari i Prishtinës ka deklaruar që janë të vlefshme. Nëse unë dua të marr akoma leje për ndërtime të reja, është e përcaktuar edhe me ligj që duhet të marr leje në Graçanicë. Një gjë të tillë do ta bëj”, thotë Belegu.
Mirëpo, kryetari i Graçanicës, Bojan Stojanovic beson se me ndërtimin e kësaj lagjeje do të mund të ndryshojë struktura nacionale brenda komunës së tij, gjë që thotë se është e jashtëligjshme.
“Sipas ligjeve në fuqi, asnjë komunë e re nuk mund të ndërrojë strukturën e nacionaliteteve që i ka. Unë nuk kam asgjë kundër, por, një gjë të tillë nuk do ta lejojnë as të huajt. Janë dy lloje lejesh për këtë lagje. Njëra është e datës 2 prill, kur ne u bëmë komunë në vete. Megjithatë, vendimet e Mustafës i respektoj, sepse na ka ndihmuar edhe për t’u formuar”, thotë Stojanovic.
Ai shton se do të japë vetëm leje biznesi, duke i cilësuar të leverdishme, mirëpo mohon lejet për ndërtim të shtëpive, pasi që, siç thotë, ‘ne punojmë në bazë nacionale të politikës’.
Ndërsa Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, tregon se në takimet e mbajtura në mes të zyrtarëve të Komunës së Prishtinës dhe Graçanicës është thënë se të gjitha ato lëndë që janë në procedurë, do të përfundohen nga Komuna amë derisa të ngrihen kapacitetet në komunën e re. Këtu ai thotë se përfshihet edhe projekti ndërtimor Marigona.
Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express...