E Diel, 1 Nëntor 2026

Stabilizohet tregu rritet prodhimi bujqesor vendas

Shtimi i prodhimit vendas bujqësor ka sjellë një stabilizim të çmimeve në tregje, por konsumatorët nuk duhet të presin uljet drastike si ato të viteve më parë. Për Albanian Screen, kreu i Agrobiznesit shpjegon se kërkesa e lartë në tregje nuk lejon më ulje drastike të çmimeve.

“Po të vësh re tregun sot, si atë me shumicë ashtu dhe atë me pakicë çmimet janë të stabilizuara, por edhe të favorshme për fermerin”-thotë Enver Ferizaj, president i KASH-it.

Prodhim i bollshëm pritet të jetë dhe gjatë muajve në vijim. Shumë prej fermerëve kanë gati kontratat për eksport dhe pritet që të ardhurat në këtë sektor të jenë më të larta se një vit më parë.

“Po përgatitemi për eksport të mjaftueshëm. Vetëm 3-mujori i parë ka pasur 5 mijë ton eksport, dhe kjo vetëm në qarkun e Fierit. Sivjet parashikojmë rritje të eksportit 50-70 %. Kanë ardhur operatorë të ndryshëm nga vende të rajonit dhe po lidhin edhe kontrata paraprake”-shprehet Ferizaj.

Vitin e shkuar disa qindra ton perime dhe kultura bostanore janë eksportuar drejt Malit të Zi, Kosovës, Kroacisë, Hungarisë apo Anglisë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›