E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizmi vizave, shqiptarët kanë udhëtuar 40% më shumë

Shqiptarët kanë udhëtuar 40% më shumë pas liberalizimit të vizave në krahasim me periudhën para se Bashkimi Evropian të merrte një vendim të tillë. Nga dhjetori i vitit 2010 kur hyrë në fuqi vendimi i BE-së, deri në nëntor 2012, 1.9 milionë shqiptarë kanë udhëtuar drejtë vendeve të zonës Shengen.

“Nga dita e fillimit të lëvizjes pa viza, deri më sot rezulton se afërsisht 1.9 milionë shtetas shqiptarë kanë përdorur pasaporta biometrike për të qarkulluar jashtë vendit. Kurse dinamika e lëvizjes nga Republika e Shqipërisë është mbi 11.5 milionë shtetas shqiptarë që kanë dalë dhe kanë hyrë në Shqipëri, nga dita e liberalizimit të vizave deri në fund të muajit nëntor”, ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Noka, raporton shekulli.

Vendet të cilat kanë pasur probleme me shqiptarët pas liberalizmit të vizave kanë qenë Belgjika, Suedia dhe Luksemburgu, ku një numër i madh qytetarësh paraqitën kërkesë për azil.

Gjatë vitit 2009, në Shqipëri janë kthyer nga vendet e Bashkimit Evropian 64 073 shqiptarë me qëndrim ilegal. Kurse gjatë vitit 2010, thuajse një vit para liberalizimit të vizave, kjo shifër ishte 51 885 persona. Në vitin e parë, pas liberalizimit të vizave, në vitin 2011 u kthyen 14 189 shtetas dhe gjatë vitit 2012, deri në fund të muajit nëntor janë kthyer 9 173 shtetas. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›