E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vulin po qëndron në veri

Me leje të institucioneve të Republikës së Kosovës, Shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Vulin në këto momente ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës, ku po zhvillon takime me përfaqësues të serbëve të asaj pjese.

Sabrie Kamberi, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës, ka deklaruar për Indeksonline se, Aleksander Vulin ka hyrë në territorin e Kosovës me leje te autoriteteve kosovare./V.K /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›