E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberman propozon qeveri gjithpërfshirëse

Tel Aviv - Benjamin Netanjahu, lideri i Partisë Likud e cila doli e dyta në zgjedhjet e bëra rishtazi në Izrael i ka rritur shanset për krijimin e qeverisë dhe për t'u bërë Kryeministër duke marrë përkrahjen e partisë Izraeli Shtëpia Jonë, e cila kryesohet prej liderit Liberman. Partia e djathtë ekstremiste “Izraeli Shtëpia Jonë” doli si parti kyçe në zgjedhjet e parakohshme që u bënë në Izrael në datën 10 Shkurt. Libermani ka propozuar që të krijohet një qeveri me bazë të gjerë duke përfshirë edhe Parinë Kadima e cila ishte edhe fituesja e zgjedhjeve.

Bëhet e ditur se Presidenti Izraelit, sot pasi të ketë marrë të gjitha prozimet, mund të deklarojë liderin që do të ngarkojë me detyrë për të krijuar qeverinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›