Libi, 16 të vdekur nga bombardimet e NATO-s

Mbi 16 të vdekur dhe 40 të plagosur është bilanci i fundit tragjik i bombardimeve të NATO-s në Libi. Lajmi konfirmohet nga televizioni shtetëror i Libisë i cili saktëson se sulmi ka ndodhur në Marsa el Brega që është një terminal naftëmbajtës në jug të Bengasit.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Aleancës Atlantike që nëvizon se nuk disponon asnjë të dhënë mbi këto sulme.
Ndërkohë që televizioni shtetëror ka nxjerrë në transmetim kufomat e 9 prej viktimave dhe gjithashtu edhe disa persona me plagë të shumta në trup të mbuluar me çarçafë në një lokalitet të pasaktësuar. Megjithatë për momentin nuk ka konfirmime nga burime të pavarura.