E Diel, 1 Nëntor 2026

Libi/ Bllokohet anija shqiptare, nuk ka shlyer detyrimet ndaj portit


Pas publikimit në media të lajmit për bllokimin e një anijeje me flamur Shqiptare në Libi ka ardhur edhe reagimi i Kapitenerisë së Durrësit.

I kontaktuar nga RTV " Ora News" shefi i kapitenerisë së Durrësit, Edmond Doraci tha se për rastin në fjalë askush nuk ka kontaktuar zyrtarisht me autoritetet shqiptare.

Doraci tha se kjo është një çështje vetja e anijes shqiptare e cila rezulton se nuk ka shlyer detyrimet ndaj portit ku është ankoruar.

Shefi i Kapitenerisë së Durrësit tha se bllokimi i anijes është një procedurë ndërkombëtare që bëhet sa hërë që një mjet lundrues nuk paguan detyrimet ndaj portit ku është ankoruar.

Doraci tha se autoritetet shqiptare ndërhyjnë vetëm në rastet kur anija bllokohet për arsye defekti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›