E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush e vrau Bardhoshin, pezullohen 3 policë


Një ngjarje e mbuluar me mister, por që ka një të vrarë dhe tre punonjës policie të patrullës së përgjithshme të pezulluar. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz në afërsi të shkollës Agrobiznes ku gjatë një shkëmbimi me armë zjarri mes policisë dhe dy personave që ishin në ndjekje nga uniformat blu ka mbetur i vdekur 32 vjeçari Ahmet Bardhoshi. Sipas burimeve nga policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të së të shtunës, kur dy persona,viktima 32 vjeç, i shoqëruar me një tjetër nuk i janë bindur patrullës së përgjithshme teksa ajo i ka bërë me shenjë për të ndaluar, pas kësaj ata kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar në drejtim të policisë më armë zjarri mbi policinë. Më pas dy punonjësit e patrullës së përgjithshme I janë përgjigjur me armë dy personave për vetëmbrojtje dhe gjatë shkëmbimit me armë zjarri ka mbetur i vdekur Ahmet Bardhoshi ndërsa shoku i tij është larguar. Më pas në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe drejtues të policisë së Tiranës, të antiterrorit si dhe të SHKB. Menjëherë ka nisur hetimi nga policia për të zbardhur këtë ngjarje se kush ka qëlluar mbi 32-vjeçarin, ndërkohë burimet pohojnë se dyshimi i parë bie mbi shokun e viktimës i cili mund ta ketë qëlluar pa dashje teksa kanë tentuar t'i largohen policisë. Por pista e dytë është ajo se kanë qëlluar punonjësit e policisë të cilët kanë qëlluar për vetëmbrojtje. Por kjo do të zbardhet pas ekspertizës që do të realizohet nga ekspertë të Laboratorit të kriminalistikës në ministrinë e Brendshme. Deri tani janë shoqëruar mbi 20 persona në komisariat mes tyre edhe tre policët e kësaj ngjarje të cilët deri në zbardhjen e saj janë pezulluar nga detyra. Ndërkohë policia bën të ditur se viktima së bashku me shokun e tij kanë qene persona me precedent penal dhe me makinën që udhëtonin ishte e vjedhur, madje ne automjet ishte edhe një gjenerator i cili rezulton i vjedhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›