E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie qeveria e koalicionit në Holandë

Kryeministri i Holandës thotë se koalicioni qeverisës i atij vendi ka rënë sot, kur dy partitë më të mëdha nuk arritën të bien dakord mbi tërheqjen e trupave nga Afganistani këtë vit. Kryeministri Jan Peter Balkenende u tha gazetarëve në orët e para të mengjesit të sotëm se partia e dytë më e madhe në koalicionin e tij po largohet nga qeveria lidhur me diferenca të papajtueshme për të zgjatur apo jo misionin ushtarak të Hollandës në Afganistan.

Partia Kristian-Demokrare e qendrës së djathtë, partneri më i madh në koalicion, propozoi idenë e mbajtjes se një force të reduktuar në Afganistan përtej kufirit të caktur për tërheqje në gushtin e këtij viti. Por zëvendës kryeministri Wouter Bos, Partia Laburiste e të cilit kërkon përfundimin e misionit në kohën e caktuar, e kundërshtoi idenë gjatë disa orë bisedimesh në Hagë. Qeveria e kryeministrit Balkenede erdhi në pushtet tre vite më parë. //kh//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›