Libi, Britania njeh zyrtarisht Këshillin Tranzitor

Britania ka njohur zyrtarisht Këshillin Tranzitor të kryengritësve libianë si qeveri legjitime të Libisë.
Sekretari i Jashtëm, Uilliam Hejg publikoi njoftimin në një konferencë për media.
“Kryeministri dhe unë kemi vendosur që Mbretëria e Bashkuar ta njohë Këshillin e Përkohshëm Tranzitor si të vetmin autoritet qeveritar në Libi. Ky vendim reflekton legjitimitetin në rritje të këtij Këshilli”, tha Hejg.
Ndër të tjera ai theksoi se Britania ka dëbuar të gjithë stafin e mbetur në Ambasadën e Libisë në Londër dhe ftoi përfaqësuesit e kryengritësve të zëvendësojnë besnikët e Gadafit.