E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njëmbëdhjetë të vrarë në Siri

Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë, të mbështetura nga tanket, kanë vrarë 11 civilë pranë Damaskut.

Sipas dëshmitarëve, banorët hodhën gurë dhe u vunë zjarrin gomave, në përpjekje për të bllokuar ndërhyrjen. Të njëjtat burime thanë se agjentët e inteligjencës ushtarake kanë arrestuar rreth 300 persona.

Autoritetet siriane kanë dëbuar shumicën e gazetarëve të huaj, duke e bërë të vështirë verifikimin e të dhënave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›