E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, forcat e sigurisë vrasin 8 civilë

Tetë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi të zhvilluar në kryeqytetin e Damaskut. Ata janë vrarë nga forcat siriane të sigurisë, gjatë një sulmi të ndodhur ditën e sotme.
 

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se policia ka ndërhyrë me tanke dhe automjete të blinduara.
Të njëjtat burime thonë se banorët kanë bërë përpjekje të ndalojnë ndërhyrjen, duke hedhur gurë dhe duke bllokuar rrugët.

Siria, prej muajsh, është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për largimin e presidentit Bashar al-Asad nga pushteti.
Aktivistët thonë se mbi 1,600 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i trazirave katër muaj më parë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›