Përmbytjet, rrezikojnë sërish Pakistanin

Shoqata e “Gjysmëhënës së Kuqe” në Pakistan, tha se miliona njerëz të prekur nga përmbytjet shkatërruese të vitit të kaluar, vazhdojnë të jetojnë në strehime të përkohshme, ndërsa u janë të ekspozuar kërcënimeve që shkaktojnë përmbytjet e këtij viti. I njëjti burim tha se "shumë familje ende nuk e kanë pasur rastin për të rindërtuar shtëpitë e tyre".
Përmbytjet e shkaktuara nga shirat vitin e kaluar, shkatërruan disa pjesë të veriut të Pakistanit. Mbi 2,000 persona humbën jetën, ndërsa 18 milionë të tjerë u detyruan të zhvendosen. Qeveria pakistaneze ishte e ngadaltë në ofrimin e ndihmës për shkak të ekonomisë së saj të dobët, ndërsa Kombeve të Bashkuara u mungonin fondet.