SHBA dënon vrasjen e kryebashkiakut të Kandaharit

Ambasadori i SHBA-ve në Afganistan, Rajan Kroker ka dënuar vrasjen e kryebashkiakut të Kandaharit.
“E dënojmë në termat më të forta të mundshme vrasjen e një zyrtari të lartë të Qeverisë afgane. Ngushëllimet tona janë për familjen e tij dhe me qeverinë dhe popullin e Afganistanit”, tha Kroker.
Kryebashkiaku i Kandaharit është vrarë sot në një sulm vetëvrasës me bombë.
Vdekja e Hamedit vjen dy javë pas vrasjes së vëllait të presidenti afgan, Ahmad Vali Karzai.