E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi Cavez negociator. SHBA Gadafi e ka humbur

Komentet e udhëheqësit libian, Muamar Gadafi në mediat e huaja tregojnë se ai e ka humbur kontaktin me realitetin dhe për rrjedhojë i papërshtatshëm për të drejtuar deklaroi ambasadorja amerikane në OKB, Suzën Rajs. Komentet e ambasadores amerikane në OKB vijnë pasi Gadafi për një sërë mediash se libianët e duan dhe se nuk ka luftime në rrugë. Rajs pohoi se Shtetet e Bashkuara po kontaktonin me grupet opozitare në Libi. Komentet e diplomates amerikane vijnë në kohën kur SHBA-të kanë zhvendosur në afërsi të Libisë anije dhe aeroplanë luftarakë si dhe kanë bllokuar pasuri në vlerë prej 30 miliardë dollarësh.

Sanksione janë aplikuar edhe nga Bashkimi Europian ndërsa kolonel Gaddafi në intervistën e tij me postin e Tripolit në sfond nuk dukej aspak i shqetësuar e pyetjes nëse do të jepte dorëheqjen ju përgjigj se nuk kishte asnjë post nga i cili të hiqte dorë e se ajo që të huajt nuk kuptonin ishte se tashmë pushteti ishte në duart e popullit. Gadafi i cili përballet me protestat në masë iu përgjigj pyetjeve të rrjetit britanik BBC atij amerikan ABC, dhe të përditshmes britanike Sunday ku akuzoi perëndimin se e kishin brajtisur Libinë dhe se nuk kishte moral pasi donte të kolonializonte vendin.

Ndërkohë presidenti i Venezuelës Hugo Chavez kërkon të marrë rolin e mediatorit ndërkombëtar në Libi në përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore në lidhje me aleatin e tij politik e mikun Muammar Gaddafi. Lideri socialist deklaroi se kishte diskutuar tashmë idenë me disa miq të tij të bllokut ALBA të të majtëve të Amerikës Latine e vende të tjera në Europë. Shpresoj që të arrijmë të krijojmë një komision për të shkuar në Libi për të diskutuar me qeverinë dhe liderët e Opozitës është shprehur Chavez. Ndërsa në Libi gjendja vazhdon të jetë e tensionuar e zv. ministri i Jashtëm kërcënon se do të ushtrohet dhunë nëse dialogu me rebelët që kanë marrë drejtimin e qyteteve do të dështojë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›