E Diel, 1 Nëntor 2026

Respektohet shengeni shqiptaret nuk shkelin afatet

Që pas liberalizimit te vizave ne 15 dhjetor te vitit te kaluar nuk eshte regjistruar asnje rast i thyrjes se afateve te qendrimit te qytetarëve  ne vendet e zonës Shengen në pikat e kalimit kufitar në jug të vendit.Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e kufirit dhe migracionit ne Gjirokastër, pohojne se levizja e lire e qytetarve me pasporta biometrike eshte bere me korektesi dhe duke respektuar afatet e paravendosura.

"Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë problem në drejtim të kthimit të tyre përvec duke përjashtuar një kategori shtetasish të cilët kanë pasur urdhra ndalimi në vendet e hapësirës Shengen. Ne mbajmë kontakte të vazhdueshme me homologët tanë grekë në lidhje me këto probleme, për qartësimin e tyre dhe të dokumentacionin në rastin kur shtetasit kthehen", tha Eduart Caka, Drejtor i policise Kufitare dhe Migracionit.

Për tu vlerësuar mbetet fakti që edhe pse janë 42 mije shtetasit qe kane kaluar kufirin drej greqisë,nuk eshte regjistruar asnje rast qe te jete kërkuar azil politik sic ka ndodhur me qytetare te tjere ne Ballkan.Meqënëse levizja me pasaporta biometrike vazhdon pa probleme, polica kufitare eshte përqendruar ne luften kunder tarfiqeve te ndyshme kryesisht të lëndëve narkotike .

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›