Libi, Franca: Lufta kushton 160 milionë dollarë

Operacionet luftarake në Libi i kanë kushtuar Francës 160 milionë dollarë. Zëdhënësja e qeverisë franceze Valeri Pekres deklaroi se kjo është kostoja e deritanishme e luftimeve në Libi, që pas nisjes nga avionët ushtarakë francezë të fluturimeve mbi vendin afrikanojugor. Burime diplomatike nga Parisi bëjnë të ditur se pas tre muajsh nga nisja e operacioneve luftarake me qëllim përmbysjen e regjimit të Muammar Gheddafit, në radhët e kryengritësve, por edhe në qarqet politike ndërkombëtare ndihet një zhgënjim sa i përket rezultatit të këtyre bombardimeve. 42-vjeçari Gheddafi vazhdon të rezistojë dhe t’i bëjë thirrje mbështetësve të vet për t’u mbrojtur nga sulmi i perëndimit, ndërsa pyetja që shtrohet nga shumë analistë është se deri kur do të vazhdojnë bombardimet e avionëve të NATO-s. Shqetësimit të gazetarëve për koston e madhe të luftimeve në Libi, zëdhënësja e qeverisë franceze iu përgjigj se “160 milionë eurot e shpenzuara për këto operacione janë një shumë e papërfillshme përballë 40 miliardë eurove, që është gjithë buxheti i mbrojtjes së Francës”. Ndwrkaq duke ndryshuar qëndrimin e saj, Turqia po ndihmon me sa mundet opozitën libiane, duke premtuar 200 milionë dollarë dhe duke i bëri thirrje udhëheqësit libian Muamar Kadafi të largohet nga pushteti. Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davotoglu thotë se vendi i tij i ka dhënë një ndihmë të pashembullt Këshillit Kombëtar të Tranzicionit të opozitës libiane me bazë në Bengazi. Ankaraja po e shoqëron me vepra mbështetjen e saj për opozitën libiane, duke i dhënë asaj 200 milionë dollarë, pwrveç 100 milionë dollarëve që i ka dhënë më parë. Zyrtarët turq thonë se fondet synojnë të ndihmojnë plotësimin e nevojave të përditshme të opozitës