E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-ja dhe BE-ja njohin pavarësinë e Sudanit Jugor

"Pas luftës ka një agim të ri". Kështu u shpreh Presidenti amerikan Barack Obama gjatë deklaratës përshëndetëse kushtuar shpalljes së pavarësisë së Sudanit Jugor nga ai i Veriut.  Përmes një deklarate shefi i "Shtëpisë së Bardhë" e cilësoi ndarjen si arritje historike për Sudanin. 

Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare pavarësia e Sudanit të Jugut u njoh edhe nga Bashkimi Europian. Njohja erdhi pasi Sudani Jugor shpalli zyrtarisht pavarësinë e tij nga veriu i vendit, duke u shënuar si shteti më i ri i botës.

Deklarata e pavarësisë u lexua nga presidenti i parlamentit para dhjetëra mijë qytetarëve dhe të ftuarve nga vende të tjera të botës.

Në ceremoninë e shpalljes së pavarësisë morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon si dhe presidenti i Sudanit, Omar Hussein al- Bashir, kundër të cilit është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›