Zbarkojnë 1 mijë emigrantë libianë në Lampeduza

Katër anije që transportonin rreth 1 000 imigrantë që vinin nga Libia mbërritën gjatë orëve të natës në ishullin italian të Lampeduzas.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane sipas të cilave mes 1 041 personave të zbarkuar bënin pjesë 122 gra dhe 33 fëmijë.
Katër anijet u shpëtuan nga rojat bregdetare dhe më pas u shoqëruan në Lampeduza. Që prej fillimit të vitit, më shumë se 11 000 refugjatë afrikanë kanë mbërritur në jug të Italisë për t`u larguar nga konflikti në Libi, një fenomen që është intensifikuar pas fillimit të sulmeve ajrore perëndimore në Libi në mes të muajit mars.