E Shtunë, 31 Tetor 2026

“News of The World”: Faleminderit dhe lamtumirë!

“Falemdinerit dhe lamtumirë”. Është ky titulli që zë sot faqen e parë të numrit të fundit të gazetës “News of The World”.

E përjavshmja angleze ka publikuar për herë të fundit numrin e radhës, pasi u detyrua të mbyllej nga botuesi i saj Rupert Murdoch, për shkak të skandalit të përgjimeve. Lajmi u publikua një ditë më parë nga rrjeti britanik “SkyNews”, sipas së cilit, në numrin e saj të fundit, gazeta është botuar me 72 faqe, plus edhe suplement me 48 faqe, ndërsa tirazhi i saj është 5 milion kopje.

Shpallja për mbylljen e gazetës u bë nga djali i manjatit Rupert Mërdok, Xhejms Mërdok, i cili menaxhon veprimtarine europiane të gazetës. Tabloidi që botohej të dielave, tashmë ka pranuar se ka përgjuar telefonat e politikanëve të personave të njohur dhe të ndihmësve mbretërorë.

Gjithashtu Kryeministri britanik David Cameron kërkoi të premten, hetim të plotë përsa i përket skandalit të përgjimit të telefonave nga tabloidi “Neës of the Ëorld”, duke thënë se është koha për veprim për të rifituar besimin e publikut.

Për thuajse 170 vjet, ‘’News of the World” ka qenë e famshme për investigimet e saj, për ekspozimin apo bërjen publike të skandaleve e problematikave apo fushatat e forta. “News of the World”, përmes një detektivi privat ka përgjuar mesazhet telefonike të një adoleshenteje të vrarë, si dhe të familjarëve të viktimave të atentateve të 7 korrikut në Londër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›