Libi, Gadafi: Situatanë Tripoli e qetënuk largohem
TRIPOLI - ‘Situata në Tripoli është e qetë dhe Kombet e Bashkuara mund ta verifikojne fare mirë’:- ka qënë ky reagimi i liderit të Libisë Muamar Gadafi pas vendimit unanim për Saksione nga Këshilli i Sigurimit.
Lideri libian ka dënuar vendimin e Kombeve të Bashkuara për saksionet ndaj Libisë dhe mundësinë e një hetimi për krime lufte ndaj tij.
‘Ata nuk e shikojnë që situata e sigurisë është nën kontroll’:-është shprehur ai.
Gadafi ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Libia ndërsa ka ritheksuar bindjen se gjithë cfarë ndodhi në Libi është faji i të huajve dhe Al Kaedes.
Ndërkaq për herë të parë ka ardhur dhe reagimi i Presidentit Amerikan Barak Obama, i cili
ka bërë një thirrje të drejtepërdrejtë për liderin e Libisë, Gadafi që të largohet menjëherë.
Gjatë një bisede telefonike me kancelaren Gjermane Angela Merkel, shefi i shtepisë së bardhë tha se Gedafi e ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr popullin e tij ndaj duhet të ikë tani.
(e.m/news24/BalkanWeb)