E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Librazhd Do te 10-fishojme investimet

Kryeministri Sali Berisha prezantoi në Librazhd kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Shefki Çota. Kryeministri kërkoi votën e qytetarëve për Shefki Çotën duke premtuar financime të mëdha për të gjitha projektet në këtë qytet.

“Në katër vitet që vijnë, Librazhdin do ta shndërrojmë në qytetin e bardhë të luginës së Shkumbinit, do rindërtojmë stadiumin, do ndërtojmë një shkollë të re, do të ndërtojmë unazën. Ju garantoj se qeveria do të urbanizojë çdo komunë e çdo fshat të këtij rrethi. Në këto vite, në rrethin tuaj janë investuar 10 herë më shumë se në 8 vitet që shkuan. Ju garantoj se në 4 vitet që do të vijnë, do të investojmë 10 herë më shumë se 4 vitet që shkuan. Ne po ndërtojmë infrastrukturën, do të çojmë rrugën në çdo fshat dhe do të bëjmë që bukuritë e Librazhdit e komunave të tij t’i njohin jo vetëm shqiptarët, por mbarë bota ”- tha kryeministri Berisha.

Kryeministri, duke folur për kundërshtarët politikë tha se alternativa e tyre është rruga pa kthim.

“Secili nga ju ka rrugën e tij dhe kurrë mos lejoni askënd t’ju marrë rrugën. Ata që ju ofrojnë juve rrugën e vetme, ata ju oftojnë ju rrugën pa kthim. Kurse ne, së bashku do të ecim përpara”- tha kryeminstri.

Gjatë qëndrimit në Librazhd, kreu i qeverisë ishte edhe në komunën Qendër Librazhd, ku prezantoi kandidatin Firdur Kurti, ndërsa i uroi banorëve edhe rrugën e re me gjatësi 6.5 km në të cilën janë investuar 70 milionë lekë.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›