E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, Gadafikërkon zgjidhje mendërmjetësimin e Greqisë

ATHINE-Regjimi i Gadafit është në kërkim të një zgjidhje diplomatike për krizën, me ndërmjetësimin e Greqisë dhe vendeve të tjera në rajon. Këtë dëshmoi mesazhi që i dërguari i Muamar Gadafit, Al Abdulati Obeid, i cili luan rolin e ministrit të jashtëm libian solli në Athinë për kryeministrin grek Jorgos Papandreu.

Edhe pse, sipas burimeve të larta diplomatike, zyrtarët libianë nuk kanë hyrë në detajet e një propozimi të caktuar, theksohet se regjimi i Gadafit është i gatshëm për një zgjidhje politike.

Athina që nga minuta e parë, në takimin e Parisit ku u vendos për ndërhyrjen ajrore në Libi, ka qenë në favor të gjetjes së një zgjidhje diplomatike dhe ka deklaruar në mënyrë të përsëritur, gatishmërinë e saj për të kontribuar në të. Dhe për këtë qëllim, nuk i ka ndaluar kontaktet e saj me partnerët apo kanalet e mbyllura të komunikimit me regjimin e Libisë.

Ardhja rrufe e zëvendësministrit të Jashtëm të Libisë në Athinë, u krye pas një komunikimi telefonik mes Jorgo Papandreut dhe homologut të tij të Libisë, kryeministrit Al-Ali
Al Mahmud.
Al Abtulati Obeid shkoi dje nga Libia në Tunizi dhe prej aty mbërriti në Athinë, ku zhvilloi takimin, në një ndërtesë joqeveritare. Sot, ai pritet të udhëtojë për në Turqi dhe më pas Maltë. Kjo nuk është hera e parë që regjimi i Gadafit përpiqet për "hapjen" në Perëndim nëpërmjet Athinës. Një javë më parë, më 10 mars, erdhi në Athinë një tjetër i dërguar i udhëheqësit libian.

Ditët e fundit kryeminsitri grek ka zhvilluar një seri takimesh dhe telefonatash lidhur me zhvillimet në Libi.
Të premten Papandreu bisedoi për këtë cështje me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, të shtunën me kryeministrin e Katarit, Sheikh Hamad Al Thani dhe me Kryeministrin e Libisë Al Mahmud. Gjithashtu dje, ai pati një bisedë telefonike me homologun e tij në Turqi, Rexhep Tajip Erdogan. Greqia do të vazhdojë në këtë përpjekje - tha dje pas takimit me zyrtarin libian, ministri i jashtëm grek Drucas.

Sot pritet që kryeministri grek Jorgos Papandreu të informojë kolegët e tij evropianë për përmbajtjen e propozimit të Libisë.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›