Libi/ Kryengritesit marrin nen kontroll piken kufitare qe lidhet me Tunizine

Rebelët në Libi vazhdojnë të zgjerojnë dhe të konsolidojnë kontrollin në të gjithë Libinë. Kryengritësit morën nën kontroll pikën kufitare, që lidh Libinë me Tunizinë fqinje duke detyruar forcat besnike te kolonel Gadafit te tërhiqen prej kësaj pike. Dëshmitarë thonë se rebelët ngritën flamurin e revolucionit në pikën doganore.
Agjencitë e lajmeve tuniziane raportojnë për të shtëna, por dëshmitarët thonë se nuk ka patur luftime serioze dhe as viktima. Nderkohe Shefi i OKB-së, Ban Ki Moon i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të punojë së bashku për të rivendosur rendin në Libi dhe për t’i dhënë fund luftimeve. Ban Ki Moon tha se kriza ka hyrë në një “fazë të re dhe decizive” dhe se kryesorja në këto momente është të sigurohet që tranzicioni të kalojë shpejt dhe lehtë. Rebelët libianë deklarojnë se kanë pothuajse kompletuar kontrollin e Tripolit, ndërkohë që luftimet vazhdojnë në lindje. Në të gjithë vendin raportohet se ka mungesë karburanti, ushqimesh dhe ndihmash mjekësore.
Korrespondentët në Tripoli thonë se ka pasur disa luftime, kryesisht përreth aeroportit ndërkombëtar, po aktualisht qendra e kryeqytetit është e qetë. Ditën e premte shumë persona vajtën në xhami përmes kryeqytetit, për lutjet e para të së premtes që kur rebelët morën nën kontroll qytetin.
Tripoli po vuan nga mungesa e gjerë e energjisë elektrike dhe e ujit të pijshëm, por forcat e policisë po rikthehen në rrugë dhe dyqanet kanë filluar të hapen sërish.