E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani Irene/ Kryebashkiaku i Nju Jork-ut Evakuimet vazhdojne

Kryebashkiaku i Nju Jorkut deklaroi se për shkak të uraganit Irene po kryhen evakuime në të gjithë zonën.

''Evakuimet vazhdojnë dhe po kryhet çdo gjë me kujdes, por duhet të përgatitemi për më të keqen'', deklaroi kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

Ai shtoi po ashtu se 7 000 pacientë tashmë ishin evakuar nga spitalet e Nju Jorkut apo zonave të rrezikuara.

''Ata që ndodhen në këto zona duhet të largohen dhe të respektojnë urdhrin për evakuim, që shumë po e përmbushin tashmë dhe të mos ndërmerrej ky hap do të përbënte një rrezik të jashtëzakonshëm'', theksoi Bloomberg.

Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm të uraganit Ajrinë goditën mëngjesin e sotëm bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. Uragani ka humbur disi fuqinë e tij. Parashikuesit e motit në Qendrën Kombëtare të Uraganeve thanë se Aijrinë ishte në kategorinë më të ulët të uraganeve me erëra deri në 150 km në orë mëngjesin e sotëm. Por ata ende paralajmërojnë se stuhia mund të mbetet në kategorinë e uraganeve ndërsa qarkullon në një prej korridoreve më të populluara pranë Uashingtonit.

Pak orë përpara se uragani Ajrinë të prekte tokën mëngjesin e sotëm në Karolinën e Veriut, autoritetet raportuan për përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike dhe paralajmërim për tornado.

Një tjetër paralajmërim për uragan u lëshua edhe për Nju Jorkun dhe për shumicën e bregut lindor për atë që Presidenti Obama e quajti një stuhi “tejet të rrezikshme”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›