E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, NATO mohon përpjekjen për të vrarë Gedafin

Komandanti i NATO-s në operacionet në Libi, Lt. Gjen. Çarls Bushard, tha të martën se bombat e aleancës në Tripoli u hodhën për të shkatërruar komandën dhe nyjat e kontrollit ushtarak, dhe jo për të vrarë liderin libian, Muamar Gedafi. Misioni i aleancës është zgjeruar. Dje edhe Italia iu bashkua sulmeve kundër Libisë, me vendim të Presidentin Xhorxho Napolitano, i cili tha se vendi i tij nuk mund të qëndrojë duarkryq në një ngjarje të tillë. Presidenti deklaron se vendimi i Këshillit të Ministrave ndjek linjën e ndërmarrë nga Këshilli Suprem i Mbrojtjes. Ndërkohë, opozita thekson se vendimi për dërgimin e trupave tregon se maxhoranca nuk ekziston më.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›