Tunel njëmijë metër nëntokë, për të nxjerrë 480 të burgosur
Tre vite më parë talebanët shpërthyen një mur barrierë në burgun Sarposa, duke nxjerrë 900 të burgosur, por së fundi, kushtet e sigurisë ishin në maksimum. Kishte mure betoni mbështjellë nga tela me gjemba, drita të forta, video kamera, çanta rërë dhe 40 ushtarë të mirë-trajnuar e të armatosur amerikanë që vrojtonin nga kullat roje me policinë afgane. Objekti më i madh Kandahar e paraburgimit ishte bërë në mënyrë të sigurt. Por askujt nuk i kishte shkuar në mendje se talebanët do të gërmonin në më shumë se 1.000 metra nëntokë tunele deri në mes të burgut, siç bënë të hënën në mëngjes, duke liruar një të tretën e të burgosurve (480 vetë). Talibanët këtë muaj kanë vrarë shefin e Policisë së Kandaharit brenda zyrës së tij, shpërthyen një bazë të mbushur me njerëz të ushtrisë afgane në provincën Lagman dhe qëlluan brenda korridoreve të Ministrisë së Mbrojtjes në Kabul.