E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi NATO vijon sulmet. Rassmusen Nuk kemi asnje kerkese formale armepushimi

Ndërsa plani i paqes i ofrohet kryengritësve në Bengazi, pasi kolonel Muamar Gedafi pranoi ofertën e unionit afrikan për armëpushim, NATO ka vendosur, edhe ajo, kushtet e saj. Çdo armëpushim në Libi do të duhet të jetë besueshëm dhe i verifikueshëm dhe do të kërkojë një mekanizëm monitorimi në terren. Sekretari i Përgjithshëm i NATOS, Anders Fog Rasmusen ka konfirmuar se asnjë propozim konkret për armëpushim në Libi, që do të çonte në diskutimin e përfundimit të sulmeve ajrore, nuk ka mbërritur në tryezën e tij nga Unioni Afrikan.

"Ne nuk kemi marrë asnjë kërkesë formale për zbatimin e një armëpushimi. NATO mirëpret çdo kontribut të komunitetit ndërkombëtar për ti dhënë fund dhunës ndaj civilëve. Por, armëpushimi duhet të plotësojë kushtet që janë bërë të qarta nga Këshilli i SIgurimit i OKB-së, duhet të marrin fund të gjitha sulmet kundër dhe që kërcënojnë civilët” tha Rassmusen.

Kështu, në pritje të zhvillimeve konkrete, NATO do të vazhdojë sulmet e saj ndaj forcave të Muamar Gedafit përsa kohë këto të fundit kërcënojnë civilët.

Raportohet se forcat qeveritare kanë vazhduar të bombardojnë Misratën, edhe pse thuhet se Gedafi ka pranuar armëpushimin. Marrëveshja është duke u negociuar tashmë me kryengitësit, të cilët nga ana e tyre nuk heqin dorë nga kushti që Gedafi të lërë pushtetin pas 40 vjetësh në krye të vendit. Armëpushimi e korridori humanitar janë pika të pranueshme, mirëpo pjesa politike mbetet e diskutueshme. Marrëveshja parashikon qëndrimin e Gedafit në pushtet dhe nisjen e bisedimeve me kryengritësit.

Delegacioni i Unionit Afrikan njoftohet se është pritur me protesta në Bengazi, pasi dihet se kolonel Gedafi e ka financuar me para këtë mekanizëm prej vitesh.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›