E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie tavani Dora DIstria jashte funksionit

Fatmirësisht shembja e tavanit ndodhi paraditen e së dielës në shkollën, 9-vjeçare “Dora D’Istria”, në qendër të Tiranës dhe nuk rrezikoi jetën e fëmijëve që mësojnë aty. Një pjesë e suvatimit të tavanit të palestrës së shkollës, u rrëzua dhe menjëherë drejtuesit e shkollës njoftuan drejtorinë përkatëse në bashkinë e Tiranës.
 
“Dje rreth orës 09.00 paradite ka rënë një pjesë e tavanit, siç e shikoni aty lart. Për fat të mirë s'i kemi pasur nxënësit këtu. Menjëherë lajmërova drejtorinë 3”- tha Mimoza Isai, drejtore e shkollës.

Punonjësit e bashkisë kanë nisur shembjen e pjesëve që mund të rrezikojnë sërish palestrën. Por shqetësimi më i madh mbetet bodrumi i kësaj shkolle i cili prej më shumë se 8 vitesh që kur është bërë rikonstruksioni i saj, është përmbytur.

"Bodrumi ka 7 vite që mbushet me ujë, që pas rikonstruksionit të shkollës. Vetvetiu ka një rrjedhje uji. Kemi kërkuar vit pas viti që të vijnë e të bëjnë ndërhyrje në bodrum, por vetëm kanë ardhur për të parë. Nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje”- është shprehur Alketa Kuliçaj, nëndrejtore e shkollës.

Në shkollën 9-vjeçare “Dora D’Istria” në Tiranë mësojnë 907 nxënës. Incidenti i së dielës në godinën shkollore është bërë një fenomen i përsëritur, pasi shembje të tilla kanë shënuar edhe viktima në shkollat e kryeqytetit.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›