Aksident në aksin Pogradec-Korçë, vdes 73-vjeçari

Një person ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë, pranë fshatit Gurishtë, kur një karrocë është përplasur me një makinë.
Policia informon se një mjet tip Benz me targa bullgare CA 9918 PK me drejtues shtetasin Spiro Nasto, është përplasur me një karrocë të drejtuar nga 73-vjeçari, Përparim Osmanllari.
Pas aksidentit të dy personat janë dërguar në spitalin civil të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ku shtetasi Përparim Osmanllari ka qenë në gjendje të rëndë në repartin e reanimacionit dhe më pas ka ndërruar jetë.
Ndërsa drejtuesi i automjetit, Spiro Nasto ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.