BE, ministrat e Financave vijojnë bisedimet për krizën

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian do të përfundojnë sot bisedimet për krizën financiare në Eurozonë. Të premten, Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Gajtner, u ka bërë thirrje politikë-bërësve evropianë të rrisin fondin e shpëtimit dhe të flasin me një zë.
Ministri gjerman i Financave, tha se gjetja e më shumë parave për të luftuar krizën nuk do të mirëpritej nga taksapaguesit. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të financuar fondin do të ishte përmes taksës financiare, një ide që është përjashtuar kategorikisht nga ai.
Ministrat e Financave të Eurozonës kanë shtyrë deri në tetor vendimin për t`i dhënë ose jo Greqisë këstin prej tetë miliardë eurosh të paketës së shpëtimit. Kjo shumë është e nevojshme për të shpëtuar Greqinë nga dështimi për të paguar borxhin e saj.
Por, zyrtarët e Eurozonës dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë vonuar ndihmën për shkak të dyshimeve nëse Greqia është duke bërë sa duhet për të zvogëluar deficitin e saj.