E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions perfundon rrugetimi i Milanit. Allegri i trishtuar

Trajneri i Milanit, Masimiliano Allegri qan humbjen në ndeshjen e parë që solli eliminimin e shtatë herë kampioneve të Evropës nga Liga e Kampioneve, duke i dhënë Totenham një biletë për në raundin tjetër të kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit për klube. Tekniku italian shprehet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në “White Hart Lane”, të cilës sipas tij i mungoi vetëm goli.

“Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe bëmë atë që duhet të bënim. Nuk arritëm të shënonim dhe për këtë u ndëshkuam me eliminimin. Jemi të trishtuar sepse nuk e meritonim të largoheshim. U penalizuam vetëm nga humbja në ndeshjen e parë”, ka thënë Allegri, i cili i ka kërkuar skuadrës së tij të përqëndrohet te titulli kampion në Itali. Shijon suksesin trajneri i Totenham Harry Redknap. Anglezët kanë arritur një kualifikim historik megjithëse në fushën e tyre vuajtën supermacinë e Milanit, duke mos rrezikuar në asnjë rast portën italiane.

"Ishte një mbrëmje e madhe dhe mendoj se do ta mbajmë mend shumë gjatë. Ndodhi ajo që prisa, ndërsa kualifikimi është më i bukur kur arrihet më vështirësi”, ka përfunduar Redknap duke nënvizuar se nuk i druhet asnjë kundërshtari në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›